Blije këtë produkt
800 Lekë

Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe ( Botuar nga: Naimi në 2013 )

Autori:  Shaban Sinani

Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo-leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por, po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt. Botimi i tij i veçantë zë vend të merituar në letërsinë tonë gjuhësore si një monografi shkencore e mirëfilltë dhe e lavdërueshme. Studimi "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe", që, vetëm sepse ka qenë detyrë, është quajtur punim diplome, e tejkalon atë në shumë drejtime. Kjo pjesëz e vogël dhe e thjeshtë e sistemit të pjesëve të ligjëratës të gjuhës shqipe, megjithëse ka rënë në një dorë të re - në atë kohë student në prag të diplomimit - është trajtuar me seriozitetin dhe këmbënguljen e një studiuesi të mirëfilltë. Autori me guxim është futur edhe në rrugën e etimologjisë së mjaft ndajfoljeve përemërore, jo vetëm të etimologjive të reja e të dukshme, por edhe të etimologjive enigmatike, të errësuara nga koha e të ndërlikuara nga struktura. Ndarjet dhe rindarjet kuptimore e strukturore janë mjaft interesante. Falë formimit të përgjithshëm gjuhësor të autorit, për përcaktimet kuptimore dhe strukturore nuk shfrytëzohet vetëm etimologjia, por edhe leksikologjia, morfologjia, sintaksa, historia; madje edhe filozofia e gjuhës. Prof. dr. Ethem Likaj, Akademik Monografia me titull "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" e Shaban Sinanit përfaqëson një nga studimet më të thelluara dhe specialistike të këtij studiuesi, kontributet e të cilit orientohen prej vitesh nga disa fusha studimesh të përafërta si me gjuhësinë, si me letërsinë, ashtu dhe me historinë e kulturës shqiptare. Një punim i tillë na ofron një optikë të re të gjurmimit shkencor të këtij studiuesi, megjithëse formësimi i tij konceptual u realizua në një periudhë jo dhe aq të afërt në kohë, pikërisht si rezultat i një pune të kujdesshme në të cilat do të shënohet si vendimtar dhe kontributi i udhëheqësit shkencor të saj, profesorit të nderuar Shaban Demiraj, të cilit dhe i kushtohet punimi në fjalë. Studimi monografik "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" përbën një punim origjinal që i ka munguar traditës së studimeve tona të shkruara në gjuhën shqipe mbi pjesët e ligjëratës dhe kategorizimin e tyre morfosemantik. Prof. asoc. dr. Evalda Paci

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Naimi (2013)
  • Botuar në: 2013
  • ISBN-13: 978-9928-109-44-6
  • Nr. faqe: 400
  • Përmasat e librit: 205 x 205 x 25 mm

Njihu me Autorin

Shaban Sinani -

Prof. Dr. Shaban Sinani është studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist shqiptar. Prof. dr. Shaban Sinani, i lindur më 16 prill 1958 në Ndërshen të Lurës, Peshkopi, është publicist, studiues dhe historian i letërsisë, etnolog. Në vitin 1983 përfundoi studimet për ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania