Nanà ( Botuar nga: ILAR në 2017 )
Ana Kupo ose Naná kishte mbetur e gdhendur fort në imagjinatën e lexuesve,
përveçe për fatin tragjik që kishte goditur familjen e saj, për bukurinë prej adoleshenteje përvijuar nga Zola me një efikasitet të padyshimtë: “E freskët dhe me lëkure të tendosur, dukej si e njomur në qumësht". Përveç kësaj, shkrimtari specialist teprimesh të mprehta, i kishte pikturuar një fytyrë qesharake si të një Karmeni kryeqytetëse: sy lëbyrës, me të cilet, hiç më pak. "...burrat do të donin të ndiznin lullen”. Vetëm pesëmbedhjetë vjeçe, në skenaret popullore të Thertores, me një grup bashkëmoshataresh të parakohëshme e të pacipa, leviz plot shpengim e përfshirë e tëra nga loja e eksperimentimit të fuqise së saj erotike mbi burrat që tashmë e kupton se është e stërmadhe dhe në njëfarë mënyre, fatale. Ajo dashurohet me veten marrëzisht. Në kapitullin e shtatë te romanit, Zola përshkruan me rezultate shumë të lumtura narcizmin e Nanásë, atë gjendje “të pezullt” që qëndron në qenien njerezore të thithur tërësisht nga ekstaza e vetvetes: “Përkulte kokën duke shikuar me vëmendje të madhe në pasqyrë, një nishan të vogël të errët që kishte në ijen e djathtë, e prekte me majën e gishtit e vinte në dukje duke u përkulur nga e majta, sepse i dukej shume i këndshëm në atë vend dhe kenaqej për të. Pastaj studioi pjesë të tjera të trupit të vet e argetuar e pushtuar nga kureshtja pak zevzeke e fëmijës. Të shihej, ishte përherë një surprizë për të; kishte pamjen e mahnitur dhe soditëse të një vogelusheje që zbulon pubertetin e vet. Ngadalë hapi krahet, duke ndehur bustin e Venerës së lulëzuar pastaj u përkul prapa mbi hel duke e shqyrtuar veten përballë dhe në shpinë duke vërejtur profilin e gjinjve, rrumbullakësinë e kofshëve.”
Çmimi:
1000 Lekë