Publisher Books

Naimi

Email: info@botimenaimi.com
Website: http://www.botimenaimi.com/

.Shtëpia botuese dhe studio letrare “Naimi” ofron konsulencë në fushën e literaturës, përfshirë ekspertizë për formim dhe karrierë në këtë fushë, parapërgatitje, përgatitje dhe botime në formë dokumentarësh, monografi, letërsi etj. Ne marrim përsipër jo thjesht publikim të literaturës, por edhe këshillim e asistencë për ideim, orientim, solecitim, parapërgatitje, stilizim, përkthim, strukturim, redaktim dhe promovim të librave, teksteve dhe letrave në përgjithësi, duke harmonizuar interesat e autorëve me profesionalizëm të lartë.

Pranë shtëpisë botuese dhe studios letrare “Naimi” është ngritur dhe funksionon një bord këshillues i përbërë nga emra të mirënjohur të letrave shqipe, i cili është i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim apo kërkesë të karakterit letrar.
Brenda një periudhe të shkurtër “Naimi” ka regjistruar rreth 100 tituj të botuar, duke themeluar edhe kolonat “Universitas” për botimet e karakterit monografik e akademik dhe “Biblioteka Vexhi Buharaja” për literaturën e përkthyer. Botimet tona janë mirëpritur dhe prezantuar gjerësisht nga media. Një pjesë e tyre janë përzgjedhur nga MASH si tekste të rekomanduar për sistemin shkollor shqiptar. Gjithashtu, disa prej titujve monografikë janë certifikuar paraprakisht nga borde shkencore shqiptare si Akademia e Shkencave, Qendra e Studimeve Albanologjike (QSA) dhe universitete të ndryshme të vendit, të diasporës dhe të huaja.

View publisher books

All rights reserved. © 2015 Library Albania