Buy this product
800 Lekë

NOVELA BOTËRORE 1 ( Published by: in 2017 )


NOVELA BOTËRORE 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër. MARK TWAIN na rrëmben në botën imagjinare me historinë e jashtëzakonshme të Kapiten Shtrëngatës, i cili dëshiron të zbulojë nëse të famshmit në tokë janë po aq të famshëm edhe në qiell. LEO TOLSTOI me dhimbje dhe emocion, sjell pamje të Rusisë dhe popullit të saj përmes historisë së Poliushkas, njeriut që premton se do ta mbajë fjalën, se nuk do të pijë më, por askush nuk e beson, dhe kur një ditë ai arrin ta mbajë premtimin, është tepër vonë për të gjithë. JACK LONDON na çon në një botë tjetër, një atmosferë krejtësisht të ndryshme kur rrëfen historinë e Keikiuai, Djaloshit të Detit, birit të peshkatarit që jetoi mes dallgëve të ngrohta të një ishulli të begatë, në Havvai, dhe që njihte gjuhën e gjallesave të detit. ALPHONSE DAUDET me rrëfimin e tij Mushka e Papës,sjell bukurinë e stilit dhe historinë gazmore të një proverbi provansal plot fantazi,që nis me fjalët: "Kujdes nga ai njeri! Ai është si mushka e Papës, e cila e mbajti inatin shtatë vjet". Aty gjejmë Papa Bonifacin, që përkushtohet ndaj vreshtit dhe mushkës se tij më shumë se sa për çështjet e larta, dhe mushka e tij që na çorodit dhe shkon përtej kufijve të imagjinatës, pasi hakmerret siç di një mushkë, dhe prej kësaj fiton simpatinë tonë. GUSTAVE FLAUBERT ka magjepsur breza të tërë lexuesish duke paraqitur pëshpërimat dhe zërat e një bote misterioze përmes alegorisë së fatit të Julianit, njeriut të cilit fati i kishte parashikuar që në lindje se do të bënte gjëra të mëdha, por edhe të tmerrshme. Jeta e tij kthehet në sfidën dramatike të njeriut të pushtuar nga mizoria, nga epshet e gjakut dhe dëfrimet, që provon realitetin e tmerrshëm derisa i njeh gabimet e veta dhe i dorëzohet fatit.

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Published in: 2017
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 9789928230096
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 162
  • Book dimensions: 140 x 210 x 16 mm

More About the Author

Leo N.Tolstoy -

Jack London -

All rights reserved. © 2015 Library Albania