Muzikantët e Bremenit ( Botuar nga: Aeditions në 2013 )
Na ishte njëherë një gomar, një qen, një maçok dhe një gjel që vendosën të bashkoheshin për të formuar bandën muzikore më të veçantë të të gjitha kohëve... Dëshiron të dëgjosh si u binin veglave miqtë tanë? Shtyp butonin përkatës dhe do ta dëgjosh!
Librat e koleksionit "Përralla-mozaikë me muzikë" përmbajnë gjashtë f igura që formohen duke bashkuar pjesëzat e veçanta që gjenden brenda librit. Ndërtimi i këtyre figurave do te shkathtësojë duart e lexuesve të vegjël. Gjithashtu, koleksioni shoqërohet nga tinguj zbavitës që vogëlushët mund t'i dëgjojnë duke shtypur butonat përkatës, që gjenden të vendosur në anën e djathtë të librit Në këtë mënyrë, përrallat e parapëlqyera të fëmijëve do të marrin jetë duke u bërë më zbavitëse për ta.
Këta libra me përralla, që ndërthurin leximin, lojën dhe tingullin do të f itojnë zemrën e më të vegjëlve falë ilustrimeve, f igurave që do të formojnë dhe sidomos falë efekteve zanore, duke u dhuruar kështu orë të tëra zbavitjeje.
Çmimi:
1000 Lekë