Faqja e autorit

Muzafer Korkuti


Prof. Dr. Muzafer Korkuti ka lindur në Fterrë të Kurveleshit. Ka kryer studimet e larta më 1962 në Universitetin e Tiranës. Është specializuar si arkeolog në fushën e prehistorisë. Gjatë veprimtarisë së tij 43 vjeçare ka drejtuar gërmime në mbi 15 qendra pre dhe protohistorike.Ai ka botuar mbi 79 artikuj shkencor në revista shkencore brenda e jashtë vendit. Është bashkautor i teksteve universitare "Arkeologjia" 1972, 1985 dhe "Historia e Shqipërisë", "Les Illyriens", 1985 dhe "Historia e Popullit Shqiptar" 2003. Është autor i monografive: "Neolithichum und Chalkolithichum in Albanien", 1985 (Gjermani) dhe "Parailirët, ilirët, arbërit" (Histori e shkurtër), 2003. Është lektor i arkeologjisë, që nga 1968 në Universitetin e Tiranës dhe në vitet 1972-1975 në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ka dhënë leksione në Paris (Francë), Heidelberg e Munster (Gjermani), Romë, Pizë, Bari e Bolonjë (Itali), Sinsinati (SHBA) etj. Ka marrë pjesë me kumtesa e referate shkencore në disa dhjetëra simpoziume e kongrese ndërkombëtare. Është drejtor i Institutit të Arkeologjisë që nga 1998, kryeredaktor i revistës "Iliria", që nga viti 1971, dhe anëtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, që nga 1986.
Është Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga shtatori 2013.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania