Blije këtë produkt
1200 Lekë

Mrekulli e papërkryer ( Botuar nga: Dudaj në 2019 )

Autori:  Andrea De Carlo
Përkthyesi:  Adrian Beshaj

«Për çfarë doje të më pyesje?» Ajo ndien sërish valën e vogël të alarmit t'i ngjitet nga brenda. «Pse mrekullia është e papërkyer?» Ai ia ngul sytë, në pritje. Ajo pyet veten nëse duhet të japë një përgjigje të zgjedhur me kujdes apo ta kalojë me një batutë, por në fund flet pa u menduar: «Sepse nuk zgjat.» Gjithçka ndodh në Provansë, në vjeshtë, në stinën që përzien mjegullat e para të lagështa me një vazhdë ngrohtësie pothuajse verore. Lagjet dhe vilat po zbrazen nga banorët dhe turistët. Po ndërkaq po përgatitet edhe një ngjarje e madhe. Pothuajse befasisht, në fushën lokale të aviacionit do të mbahet koncerti i një grupi të famshëm anglez, Bebonkers, pak për qëllime humanitare e pak për të kremtuar martesën e tretë të Nik Kruikshenkut, vokalist i grupit dhe lider tejet tërheqës i tij. Përgatitjet ziejnë, gjithçka organizohet me përpikëri nga Ailina, gruaja e ardhshme e Nikut. Në fshat është një dyqan akulloresh që e administron Milenë Miljari, një vajzë e re italiane që akulloret i krijon, i mendon dhe i eksperimenton me pasion artisteje. Një inat i vazhdueshëm që sillet rreth ekuilibrit të paqëndrueshëm të akullores, rreth mrekullisë së saj të papërkryer, sepse është konceptuar për t'u konsumuar ose për të shkrirë, për të mos zgjatur. Milena u ka thënë lamtumirë meshkujve dhe bashkëjeton që prej disa vitesh me Vivianën. Po ndërkaq, ylli i rokut anglez dhe vajza italiane kryqëzojnë fatet e tyre brenda tri ditësh, nga e mërkura në të premte. Gjithçka shpejton dhe rrokulliset në një vorbull të pashmangshme dhe gazmore. Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon gjithçka. Një ndryshim i vazhdueshëm - që është bukuria e jetës, mundësia për të qenë me të vërtetë deri në fund ata që jemi.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99943 0 579 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 350
  • Përmasat e librit: 141 x 222 x 25 mm

Njihu me Autorin

Andrea De Carlo - 11 Dhjetor 1952

ANDREA DE CARLO ka lindur në Milano, ku edhe është rritur. Pasi u diplomua për Histori bashkëkohore, udhëtoi shumë dhe jetoi për periudha të gjata në ShBA dhe në Australi. Romani i tij i parë, Tren ajke, u botua me një hyrje të Italo Calvino-s. Ka punuar me Federico Fellini-n dhe Michelangelo ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania