Mortët ( Botuar nga: Naimi në 2020 )
"Se duhet thënë: fëmijët hynë të parët mes gërmadhave. ndofta ngaqë nuk i njohin tmerret e kësaj bote dhe nuk kanë frikëra si tonat. Disa prej tyre dolën nga shtëpia me ca maska allçie të hollë nëpër duar. Pastaj i vunë maskat dhe nisën të luanin në oborr, me shpresën se do të na nxirrnin nga kllapia.
Kur ne e mblodhëm sadopak veten, fëmijët me maska qenë derdhur udhëve të qytetit, për të trembur a zbavitur njerëzinë.
- Dhëntë Zoti të mos kenë marrë ndonjë sëmundje e na fikin derën, - belbëzoi një peshkatar. Më vonë, kur u bë lista e gjërave të shtëpisë, sipas një llogarie të përafërt, veç një pushke pa kondak, më tepër se gjysma e atyre maskave nuk u gjet".
Çmimi:
500 Lekë