Morfologjia e shpirtit ( Published by: Ombra GVG in 2017 )
Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme, sepse vetëm metafora mund të ndriçojë mendimin në mënyrë irracionale. Kur madje as Uni nuk na ndihmon të mësojmë se nga na vijnë idetë dhe emocionet tona; mënyrën sesi vinë tek ne; pse vinë në këtë formë dhe jo në një tjetër, pse janë kaq të ndryshme për individë të ndryshëm; vetëm përmes irracionalitetit të metaforës mund të sondohet në anët më të thella të realitetit. Vetëm imazhi metaforik mund të pasqyrojë misterin e fshehtësinë tek çdo qenie njerëzore. Duke qenë se shpirti nuk na është dhënë për ta soditur atë konkretisht, askush nuk e ka pasur luksin për ta parë atë me shqisat e tij; por e ka zbuluar atë përmes mjetesh të tërthorta përmes atij tactus intim.
Price:
700 Lekë