Moikom Zeqo, Centauri i poezisë moderne ( Botuar nga: West Print në 2019 )
Në këtë libër mblodha shkrimet e mia mbi kozmologjinë
poetike të poetit Moikom Zeqo, të shkruara gjatë këtyre dy
viteve të fundit 2018-2019. Poezia e Moikomit është një
model i paparë më parë në poezinë tonë. Ajo ka sjellë jo vetëm
një tematikë krejt të re. Por, mbi të gjitha, një koncept krejt të
ri modern mbi krijimtarinë poetike. Risija e tij ka të bëjë me
procesin e perceptimit dhe të mishërimit konceptual të realitetit
dhe me "rimagnetizimin" e figurave artistike, të metaforës dhe
të alegorisë. Ai arrin të krijojë figura të plota dhe të pandara
midis subjektit dhe objektit, midis tokësores dhe universales,
duke arritur një pasqyrim kompleks të përmbajtjes të procesit të
mendimit dhe po aq të stërholluar të perceptimit artistik.
-Vangjush ZIKO
Çmimi:
800 Lekë