Buy this product
1000 Lekë

Mizantropi-I shastisuri-Sganareli-Zemërim dashurie Vol. I ( Published by: in 2013 )


Molier (Jean-Baptiste Poquelin) lindi më 1622 e vdiq më 1673. Molier ështe një nga figurat më të ndritura të letërsise botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin "shekull të artë" të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan "Teatri mbretëror", pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Published in: 2013
  • Language: Albanian
  • ISBN-10: 9928-414-71-8
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 412
  • Book dimensions: 147 x 205 x 20 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania