Buy this product
500 Lekë

Mizantropi ( Published by: Argeta LMG in 2015 )

Translator:  Nelson Qirjaku

Komedia “Mizantropi" është nga veprat më të njohura të Molierit. Alcesti, si personazh kryesor i kësaj komedie, është njeriu i cili s'duron dot hipokrizinë e njerëzve, padrejtësinë, veset... Kjo e bën të shpërthejë përballë gjendjeve të tilla, duke arritur në atë pikë sa të shprehet se urren gjithë njerëzimin dhe se do të donte të largohej e të jetonte diku larg tyre. Por a është vërtet Alcesti një njeri që ushqen urrejtje ndaj njerëzimit? Në fakt, ai urren veset e njerëzve. Alcesti është njeriu i cili s'nguron në asnjë çast t'u thotë të gjithëve atë që mendon dhe duke e bërë këtë sinqerisht. Ai urren padrejtësitë, por kjo s'e pengon të shprehë një mospërfillje për vendimin e një gjyqi të padrejtë që do bëhet ndaj tij.Miku i tij, Filenti, është nga ata njerëz që, edhe pse i sheh padrejtësitë, nuk e ngre zërin kundër tyre, por sillet me të gjithë si i dashur e i sjellshëm, sepse, sipas tij, kështu e do zakoni për të qenë gjithmonë njeri i kohës dhe me arritje të larta. Në qendër të komedisë është dashuria e Alcestit me Selimenën. Alcesti, edhe pse e dashuron atë, nuk nguron t'i tregojë veset e saj, me shpresën se ajo do ndryshojë dhe s'do sillet njësoj si shtresa e shoqërisë së cilës i përket. Selimena tregohet e dobët në këtë këndvështrim, madje ajo në fund paraqet edhe luhatje të ndjenjave të saj për Alcestin, duke treguar simpati njëkohësisht edhe për Orontin. Alcesti është i gatshëm t'ia falë këtë Selimenës, me kushtin që ajo të braktisë veset e shoqërisë së lartë, gjë që ajo refuzon ta bëjë dhe, rrjedhimisht, kjo dashuri është e destinuar të dështojë. Ndryshe nga Selimena, kushërira e saj, Elianta, është një vajzë me virtyte të larta, e cila, edhe pse e dashuron Alcestin dhe shpreh një admirim të thellë për karakterin e tij të rrallë, bën çmos që Alcesti të jetë i lumtur me Selimenën.

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Argeta LMG (2015)
  • Published in: 2015
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-192-16-5
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 124
  • Book dimensions: 141 x 200 x 10 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania