Blije këtë produkt
1000 Lekë

Mitologji në eposin e kreshnikëve ( Botuar nga: Naimi në 2015 )

Autori:  Shaban Sinani

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë". Letërsia shqiptare lindi e u zhvillua për një kohë të gjatë si letërsi heronjsh. Ata që nuk e dinin se ekzistonte në formën tradicionale gojore eposi i kreshnikëve u përpoqën të krijojnë vetë "epope imagjinare" dhe t'i paraqitnin si trashëgime orale. Më pas pati përpjekje për rikrijimin e një epopeje integrale, sipas modeleve të poemave antike. Në eposin shqiptar, si në çdo epos tjetër, koha vjen e shkon sipas një kalendari të ndryshëm nga kalendari njerëzor, që të kujton mendësinë e "Epit të Gilgameshit", ku një ditë në kohën e hyjnive është sa njëmijë vjet në kohën e njerëzve. Heronjtë mitologjikë të eposit shqiptar mbeten të vdekur në mejdan për njëqind vjet dhe kur zgjohen thonë: "Paskam marrë nji sy gjumë". Kur Muji mendohet, "sheh barin kah rritet". Në epos ka vetëm të shkuar të largët dhe të papërcaktuar. Koha në përfytyrimin mitologjik nuk i bindet orës njerëzore. Hershmërinë e thellë të eposit shqiptar e dëshmojnë dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë - gjegjësisht aloktonisë - së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Ato bashkëjetojnë e ndeshen, fitojnë e mposhten, kërkojnë parësinë dhe e mbrojnë atë. Cikli i Artridëve përmbyllet me dilemën tragjike të Orestit, që duhet të thyejë një traditë e të themelojë një të re: të mbrojë të drejtën e atësisë kundër asaj të mëmësisë. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtë" që këshillon flijimin e nuses në urë të kujton patriarkun, në epos nuk ka patriark. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit, në raport me Omerin (ose "shtatë Omerat"). Në njërën prej këngëve Omeri duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu i krajlit. Këngën rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky është rasti i vetëm kur shfaqet një hije patriarku. Figurë qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Pas Omerit nuk ka më kreshnikë. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashëgohet.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Naimi (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-109-08-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 303
  • Përmasat e librit: 157 x 227 x 23 mm

Njihu me Autorin

Shaban Sinani -

Prof. Dr. Shaban Sinani është studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist shqiptar. Prof. dr. Shaban Sinani, i lindur më 16 prill 1958 në Ndërshen të Lurës, Peshkopi, është publicist, studiues dhe historian i letërsisë, etnolog. Në vitin 1983 përfundoi studimet për ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania