Buy this product
700 Lekë

Misioni Londër ( Published by: in 2011 )

Author:  Alek Popov
Translator:  Milena Selimi

Romani " Misioni Londër" është përkthyer në 13 gjuhë të huaja, por është shoqëruar gjithashtu me kritika aq të forta në Bullgari, sa është refuzuar për botim nga shumë shtëpi botuese të rëndësishme. "Ky është një roman i vërtetë komik evropian në traditat e mira të P.G. Udhauz, Roald Dal dhe Tom Sharp. Tek “Misioni Londër” gjejmë rrëfime të shkëlqyera, intuitë për detajin, humor të freskët dhe ajo që është më kryesorja - arritja e masës. Situatat janë bullgare, ndërsa humori është i hollë anglez.”- Hr. Kjosev. "Misioni Londër" jo vetëm se ofron një lexim dëfryes, por paraqet dhe realitetin ballkanas në fillim të shekullit 21. Me "Misionin Londër" Alek Popov ka bërë një debutim të shëlqyer romani" – Ulrih M. Shmid, "Noe Zuriher Zeitung". Kur gruaja e pushtetshme e presidentit bullgar Devorina Seljanska vendos të japë një banket elitar në Londër, ambasadori bullgar, Varadin Dimitrov, i sapoemëruar në detyrë, falë mbështetjes së saj politike, merr një urdhër të vetëm: Te garantojë pjesëmarrjen e mbretëreshës së Anglisë, Elisabeta II në pritjen e misionit diplomatik bullgar në Londër. Varadini është i rrethuar nga një larmi personazhesh si kuzhinieri Kosta Baniçarov, gra të bukura, mafiozë vrasës, dedektivë të Skotland Jard dhe jo për në fund, përsa i përket rëndësisë-nga studentja e bukur striptiste, Katja, që e shtyn në epshet e tij erotike, ndërsa punon si punonjëse e pastrimit në zyrën e tij, por në të vërtetë punon si princeshë jashtë ambasadës. Një roman që të josh me humorin e hollë dhe të vërtetat për mendjemadhësinë ballkanase, një himn qesharak për budallallëkun e qenies njerëzore.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Published in: 2011
  • Language: Albanian
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 240
  • Book dimensions: 130 x 206 x 13 mm

More About the Author

All rights reserved. © 2015 Library Albania