Faqja e autorit

Mina Naqo


Mina Naqo është një nga matematikanët e parë dhe shumë të njohur e të nderuar në Shqipëri. Ai ka qenë për një kohë të gjatë profesor i Statistikës në Universitetin e Tiranës. Prof. Mina Naqo është gjithashtu një nga njohësit më të mirë të shkencës së Astronomisë në Shqipëri, dhe një nga të vetmit që ka dhëne këtë lëndë për një kohë të gjatë në Universitetin e Tiranës. Prof. Mina Naqo ka dhënë kontributin e tij edhe në shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Ka shkruar shumë tekste për shkolla të larta e për universitete, kryesisht për statistikë matematike.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania