Blije këtë produkt
1500 Lekë

Migjeni dhe Shkrimet ( Botuar nga: Naimi në 2019 )

Autori:  Shaban Sinani

Në këtë libër është synuar të çlirohet vepra e Migjenit prej leximeve doktrinare, cilatdoqofshin ato; të rivendoset një marrëdhënie e pakushtëzuar midis saj dhe lexuesit; të kapërcehet shekulli i leximit të orientuar dhe të disiplinuar, duke e rinisur interpretimin aty ku u mbyll vepra e autorit, me kthimin tek burimi, te Migjeni i vetëmjaftueshëm. Leximet dhe interpretimet e projektuara, me fshehje e heshtje të pjesshme të të vërtetave letrare e jetësore, po aq sa dhe me shquarje e mbishquarje të tyre, u kanë sjellë dëme marrëdhënieve të veprës së autorit me lexuesit, dëme që shkojnë deri në deformim. Nëse Jeronim de Rada qe ura e parë që ndërlidhi jo vetëm në kronologji romantizmin shqiptar me romantizmin europian, Migjeni eshtë poeti i parë që i ndërroi hierarki nënsistemit letrar shqiptar, duke e lartësuar atë në një shkallë mbinacionale, në shkallën e një letërsie rajonale, siç qe letërsia sociale në Ballkan në vitet 1930, e sinkronizuar me traktate, kode dhe poetikë. Migjeni ishte dhe do të mbetet përgjithnjë dukuri e letërsisë shqipe, por në të njëjtën kohë edhe pjesë e yllësisë së poetëve të letërsisë sociale në Ballkan: Miroslav Krleza, Srecko Kosovel, Radovan Zogovic, Esad Mekuli, Antun Simic, Koco Racin, Janis Ricos, Hristo Smirnenski, Milos Crnjanski, Duro Sudeta dhe të tjerë. f Me Migjenin letërsia kombëtare shqiptare, për herë të parë, i kapërceu kufijtë; u bë pjesë e rrjedhave panballkanike dhe hapi rrugë për europeizimin dhe ndërkombëtarizimin e saj, dukuri që erdhën më vonë dhe nuk mund të kuptohen pa të. Migjeni është poeti që i kapërceu kufijtë.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Naimi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-234-35-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 336
  • Përmasat e librit: 155 x 225 x 18 mm

Njihu me Autorin

Shaban Sinani -

Prof. Dr. Shaban Sinani është studiues dhe historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist shqiptar. Prof. dr. Shaban Sinani, i lindur më 16 prill 1958 në Ndërshen të Lurës, Peshkopi, është publicist, studiues dhe historian i letërsisë, etnolog. Në vitin 1983 përfundoi studimet për ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania