Faqja e autorit

Michelle Obama


MICHELLE ROBINSON OBAMA
ka qenë Zonja e Pare e SHBA-ve nga viti 2009 deri në vitin 2017. Pas diplomimit në universitetet Princeton dhe Harvard, filloi karrierën si avokate në Çikago, në studion Sidley&Austin, ku takoi edhe burrin e saj të ardhshëm, Barack Obama-n. .
Në vijim, gjithnjë në Çikago, punoi në zyrën e kryebashkiakut, në universitet dhe në spitalin e të njëjtit institucion. Ndërkaq themeloi seksionin lokal të Public Allies, një organizatë jofitimprurëse në ndihmë të formimit të të rinjve për karrierë në sektorin publik. Michelle dhe Barack-u jetojnë në Uashington dhe kanë dy vajza, Malia-n dhe Sasha-n.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania