Mësimet e historisë ( Botuar nga: Minerva në 2020 )
Pasi punuan pesëdhjetë vjet për të përfunduar vëllimet e njohura të "Historisë së qytetërimit", Will dhe Ariel Durant u vlerësuan me çmimin "Pulitzer" në vitin 1968, dhe u nderuan me "Medaljen Presidenciale të Lirisë" në vitin 1977. Përveçse kanë edukuar dhe argëtuar lexuesit në të gjithë botën, ata janë shquar si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe përkrahës të reformave sociale.
Libri “Mësimet e historisë", një studim përmbledhës i kulturës dhe qytetërimit të njerëzimit, është produkt i punës kërkimore një jete të tërë nga historianët Will dhe Ariel Durant.
Çmimi:
800 Lekë