Blije këtë produkt
1000 Lekë

Mesazh në shishe ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2008 )

Autori:  Nicholas Sparks
Përkthyesi:  Ilirjan Isaraj

Dallgët, dhe fati, mund ta kishin çuar kudo atë shishe, por në fakt u gjet tri javë pas nisjes së udhëtimit. Tereza Osborn, e divorcuar dhe nënë e një djali 12-vjeçar, e gjen shishen gjatë një pushimi në bregdet, për t’u shkëputur nga puna si kolumniste në gazetën e Bostonit. Brenda shishes ishte një letër, në të cilën shkruhej: “E dashur Kethrin, më mungon shumë, si gjithmonë, por sot është shumë e vështirë, sepse oqeani po më këndon këngën e jetës tonë së bashku”. Për Garret, mesazhi është e vetmja mënyrë për të shprehur dashurinë për një grua që e ka humbur. Për Terezën, së cilës i mungon romanca që kur i shoqi theu besimin e saj, ky mesazh është intrigues. E nxitur nga misteri, Tereza nis një udhëtim në kërkim të Garret. Të bashkuar nga shansi apo diçka tjetër më e fuqishme, jetët e tyre bashkohen duke përçuar shpresë për të dashuruar sërish.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2008)
  • Botuar në: 2008
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-00-062-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 372
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 30 mm

Njihu me Autorin

Nicholas Sparks -

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Prindërit e tij ishin Sparks Patrick, një shkencëtar, dhe Jill Marie. Ai ishte fëmija i mesëm i tre fëmijëve, me një vëlla më të madh Michael Earl Sparks "Micah" (1964) dhe një motër më të vogël, Danielle ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania