Meri Popins (Kopertinë speciale) ( Published by: Mediaprint in 2019 )
Meri Popins është sqimatare, shihet shpesh në pasqyrë, iu dhuron fëmijëve aventura magjike dhe argëtuese, i zbret shkalIët duke rrëshqitur në parmakët e tyre, ndërsa valixhen duket sikur e ka bosh dhe të Iehtë, por prej saj dalin Iloj-Iloj objektesh me forma të çuditshme.
Meri këmbëngul se të gjitha gjërat magjike ndodhin se ia kërkojnë fëmijët. Ajo është e rreptë dhe e dashur, ndonjëherë edhe e vrazhdë, por njëherësh, e aftë të këshillojë të vegjël e të rritur. Kur mendon se e ka përmbyllur misionin e saj Iargohet pa asnjë Iajmërim, me ndryshimin e erës, ashtu sikundër edhe erdhi duke u mbajtur në çadrën e saj të bukur me dorezë në formën e krokodilit. Por lë pas një familje të Iumtur.
Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë Iibra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.
Price:
1200 Lekë