Mendo si murg ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2021 )
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 "Qëllimisht", ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t'i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim. Gjatë tri viteve të shkuara, Jay Shetty u shndërrua në një nga ndikuesit më të njohur në botë. Një nga klipet e tij është videoja tepër e ndjekur në Facebook, me mbi 360 milionë shikime. Ndjekësit e tij në mediat sociale janë mbi 32 milionë, ka prodhuar mbi 400 video virale, të cilat kanë grumbulluar mbi 5 miliardë shikime, kurse podkasti i tij është renditur disa herë si numri një në botë mbi çështjet e jetesës së shëndetshme.
Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, "Mendo si murg" na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes.
Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t'i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t'i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.
Çmimi:
1200 Lekë