Blije këtë produkt
500 Lekë

Më zgjo në shpirtin tim një flutur ( Botuar nga: Morava në 2019 )

Autori:  Arjana Fetahu Gaba

Arjana Fetahu (Gaba) ka lindur në qytetin e Fierit në një familje intelektuale. Arsimin 8-vjeçar dhe atë të mesëm i kreu në Shqipëri. Më 1996-ën familja e saj emigroi në ShBA, ku ajo përfundoi studimet për estetikë në Parisian Beauty Academy në Nju Xhersi Dashurinë për artin, kulturën dhe letërsinë në veçanti e ka shfaqur që në fëmijëri. Në vitin 1993 mori pjesë në konkursin e zhvilluar nga Qendra Internacionale Kulturore Artistike Letrare në Brindisi të Italisë, ku fitoi Çmimin Internacional me krijimet e saj. Krijimtarinë e saj e vazhdoi më tej edhe në emigracion, duke shprehur me nota të forta dashurie mallin për atdheun, fëmijërinë, shoqërinë dhe çdo gjë të lënë pas... Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arjana Fetahu (Gaba) është përkrahëse e të gjitha lëvizjeve politike, organizimeve apo tubimeve në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe Çamërisë. Vëllimi me poezi, Më zgjo në shpirtin tim një flutur është libri i saj i parë, i cili premton shumë për të ardhmen.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Morava (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 208 88 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 116
  • Përmasat e librit: 132 x 202 x 8 mm

Njihu me Autorin

Arjana Fetahu Gaba -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania