Blije këtë produkt
700 Lekë

Me vete kam gjithnjë një Evë ( Botuar nga: Onufri në 2015 )

Autori:  Skënder Rusi

Pse duhet blerë antologjia e çmuar  Me vete kam gjithnjë një Evë Pse duhet pasur në bibliotekën personale Pse duhet lexuar vazhdimisht Çfarë mund të bëjë ky poet për ju nShumë, shumë. Mundet edhet t iu ndryshojë jetën. nNëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do t i drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave. nGjenigjithçka në këto fletë, që nga tiparet fillestare të një vegimi të brishtë në rrëzë të Moravës, deri tek shkrirja e plotë me të përhershmen, ku vetëm disa vargje vlejnë sa dhjetë  atynë !nVargu i tij është serum për shpirtra në agoni, ku edhe ai vetë është kryq dhe i kryqëzuar, kutisi lexues je pjesë e asaj lëngate, ku të duket se ato fjalë i ke shkruar ti, ku je edhe qielli, edhe toka, edhe loti, edhe e qeshura e shpërthyer prej syve të këtij fëmije të marrëzisë.nBrenda tënjëjtës poezi Shën Rusi është edhe klithmë e mprehtë dhe përqafim i heshtur. Tek ai dashuria është totale, mbi tokësor edhe e nëndheshme: ajo eshtë dashuri për jetën dhe vdekjen; është hingëlllima e një kali që krijon ylberët, është fjetja në një shtrat me motrën e diellit, atje ku tradhtonin si të ishin Eseninë, ku të vdekurit shkojnë me natën për të fjetur, duke e lënë jashtë porte, si për t i thënë që u duhet si uji të gjallëve. Për t u kthyer sa më shpejt atje, në botën-Korçë të lindur nga puthjet.nPse duhet lexuar patjetër ky libër Sepse pa të, të gjithë ju do të jeni më të varfër në ndjenja, më të paaftë për të dashuruar.nSepse këto janë vargje të shkruara edhe për ata që nuk kanë studiuar kurrë teknika e truke të artit të fjalës. Sepse janë të kapshme, me dukje të thjeshta; por është një thjeshtësi e kërkuar, e studiuar dhe njëkohësisht spontane; një thjeshtësi që i jep peshë magjike edhe fjalës më të rëndomtë, asnjë here banale dhe e përsëritur, që kthehet në shkollë të artit të poetimit. Sepse tek ky shenjt i poezisë dashurore e rëndësishme është jo vetëm ajo që do të thotë, por edhe si do ta shprehë, që të mos e lodhë lexuesin, të mos e detyrojë t i flake vargjet në një qoshe. Aq e punuar e peshuar dhe e ekuilibruar është kjo kapshmëri e poezisë, saqë çdo fjalë duket sikur ekziston vetë mbrenda vargut të tij. Një varg i kristaltë, ku, nëse heqe dhe një rrokje të vetme, gjithçka copëtohet në mijëra thërmija.nËshtë e tepërt t iu bëj një listë banale të botimeve të këtij poeti: Ai është ngjizur në shtratin e Muzave, në ditën e festës së tyre madhore. Është e kotë t iu theksoj se ku ka lindur, atdheu i tij është zjarri i të puthurës. Veç është e domosdoshme t iu kujtoj se, kur shumëkujt mund edhe t i jetë zbehur boja e emirt në gjendjen civile, kur t i jetë sheshuar varri prej errozionit të harresës, Ai  Shën Skënder Rusi i Korçës  do të jetë në limfën e jetëve të ardhshme, si një dehje e këndshme, soundtrack i dashurive të përditshme. Shpend Sollaku Noé

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-186-78-2
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 246
  • Përmasat e librit: 135 x 220 x 23 mm

Njihu me Autorin

Skënder Rusi -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania