Blije këtë produkt
900 Lekë

Mbresa Parisiane ( Botuar nga: UETPRESS në 2018 )

Autori:  Luan Rama

“... Kur ndërmora të lëxoj dorëshkrimin Mbresa parisiane, u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro-artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar Mbresa parisiane. Është një histori dashurie, një ftesë një grishje, e cila përmes detajesh marramendëse, forcës, thellësisë e saktësisë së fjalës, përcjell disa nga faktet më të rëndësishme artistike, letrare e kulturore të kohës, copëza të artit e kulturës që gjallon e rreh në zemrën e këtij qyteti. Është një guidë kulturore e historike, një shëtitje e këndëshme, një gosti e bollshme të marra së bashku, servirur, me përkushtim e finesë, ashtu siç di vetëm Luan Rama. Ky libër i vyer e i denjë për çdo bibliotekë, i bashkëngjitet Përballë tablosë dhe Parisi letrar të këtij autori, duke formuar kështu një triologji të përkorë, në gjuhën tonë të bukur.”

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-236-48-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 340
  • Përmasat e librit: 125 x 207 x 17 mm

Njihu me Autorin

Luan Rama -

Luan Rama ish-Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës korrik, 2002 - tetor, 2003 të qeverisë socialiste. Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së. Luan Rama është një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.[1] Ai i përket Lëvizja ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania