Blije këtë produkt
500 Lekë

Mbi krimin mbi Ballkan ( Botuar nga: Onufri në 2011 )

Autori:  Ismail Kadare

Mbi librin Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare. Jehona e këtyre ngjarjeve, qofshin ato që lidhen me qendrën e historisë, siç quhet shpesh, e qofshin ato të rrethinave të saj, ndihen në këtë letërkëmbim. Rënia e komunizmit, bashkë me fundin e luftës së ftohtë, shpërbërja e tre shteteve feudale sllave, ribashkimi i dy Gjermanive, së fundi e krijimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan, janë disa nga aktet e këtij teatri, ritmin dramatik të të cilit, e kanë përjetuar bashkërisht shumë kombe, shtete, aleanca dhe ndërgjegje popujsh. Shënim - Ky libër përfshihet te: Librat më të shitur 2011

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2011)
  • Botuar në: 2011
  • ISBN-13: 978-99956-87-43-4
  • Nr. faqe: 120
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 7 mm

Njihu me Autorin

Ismail Kadare - 28 Janar 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania