Blije këtë produkt
600 Lekë

Matematika(nët) qesh(in) ( Botuar nga: INFBOTUES në 2019 )

Autori:  Mina Naqo

Ky libër, nga të paktët me titull të dyfishtë Matematikanët Qeshin dhe Matematika Qesh, mëton të tregojë që jo vetëm matematikanët qeshin (si të gjithë njerëzit, dhe, mbase, edhe ndryshe nga të gjithë), por edhe vetë matematika qesh, bën shakara, ju zbavit me objektet, konceptet dhe metodat e saj, ju argëton. Libri përmbledh "matematikë" dhe "letërsi". Të dyja fjalët janë vendosur brenda thonjëzave sepse libri është shumë modest për t'i merituar plotësisht ato. Në të ka matematikë: probleme, pyetje dhe zgjidhje (rrallë ndonjë ushtrim), që kërkojnë njohuri matematike fare të thjeshta. Shumë prej tyre përmblidhen në kreun e parë ("Probleme popullore dhe probleme të vjetra matematike"). Është interesante të shikoni që në kulturën popullore ka patur vend edhe për matematikë (të niveleve të ndryshme). Ca matematikë ka edhe në kreun e dhjetë ("Zbavitje, Kuriozitete,…"), ku ka edhe plot gjëra të tjera. Në dy krerët pasues ("Paradokse", "Sofizma") ka pak më shumë matematikë. Këto janë të preferuara sepse me to në shekuj matematikanët dhe amatorët e matematikës kanë bërë shaka e janë zbavitur, janë munduar e janë sfilitur për vete e për të tjerët, por kanë zbuluar e trajtuar edhe shumë gjëra me vlerë. Me hollësi janë trajtuar paradokset e lidhura me pafundësinë e numrave, që janë më pak të rrahura në libra shqip. Tre krerët pasues kanë mjaft anekdota e historirëza, që lidhen me persona historikë, kryesisht matematikanë ose me profile të caktuara matematikanësh. Këto i gjeni të ndara në "të jashtme", "të vendit", "impersonale". Kreu i shtatë përshkruan dy shaka matematike, të quajtura më të mëdhatë e shekullit XX. Shpresoj se ka mjaft informacion të panjohur për shumë. Kreu i tetë përmban modele të vërteta të krijimtarisë matematiko-letrare. Vendi i nderit i takon pa dyshim prozës së shkurtër :Teorema e Bolcanos …" të prof. A. Mingës, që botohet për herë të parë. Në kreun e nëntë janë përmbledhur shumë thënie serioze (dhe jo aq) për matematikën (dhe jo vetëm). Kreu i dhjetë ka të dhëna të shkurtra biografike për shkencëtarët më të shquar, që përmenden në libër. Në shumë vende të librit jepen adresa Interneti në të cilat gjendet material plotësues interesant për çështjet e trajtuara (mund të quhet "i lidhur me Internetin").. Libri i drejtohet një rrethi të gjerë lexuesish. Në rradhë të parë këtu përfshihen pa dyshim nxënësit e studentët, mësuesit e matematikës të të gjitha niveleve. Interesant është libri edhe per shumë lexues të tjerë, pavarësisht nga opinioni që kanë për matematikën. Libri (dhe autori pas tij) "përpiqen" të tregojnë që "matematika(nët) qesh(in) jo vetëm me anekdota". Janë lexuesit që do të japin gjykimin për këtë.

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: INFBOTUES (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-173-72-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 204
  • Përmasat e librit: 147 x 206 x 9 mm

Njihu me Autorin

Mina Naqo -

Mina Naqo është një nga matematikanët e parë dhe shumë të njohur e të nderuar në Shqipëri. Ai ka qenë për një kohë të gjatë profesor i Statistikës në Universitetin e Tiranës. Prof. Mina Naqo është gjithashtu një nga njohësit më të mirë të shkencës së Astronomisë në Shqipëri, dhe një ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania