Blije këtë produkt
1200 Lekë

Masa dhe Pushteti Vll. 2 ( Botuar nga: Santori në 2012 )

Autori:  Elias Canetti
Përkthyesi:  Aristidh Ristani

Me veprën e vëllimshme sociologjiko-filozofike “Masa dhe pushteti”, shkrimtari me famë botërore Elias Kaneti (1905-1994), Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë, ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Evropën e shekullit të njëzetë. Lidhur me këtë, kritikët vënë në dukje se gjer më sot nuk ka libër tjetër që të merret me problemet e shoqërisë bashkëkohore në mënyrë kaq të përqendruar sa “Masa dhe pushteti”, dhe shtojnë se “masa” dhe “pushteti” janë koncepte themelore për të kuptuar epokën tonë. Kjo vepër përfshin në të njëjtën shkallë edhe aspekte nga fushat e antropologjisë, të etnologjisë e të psikologjisë, dhe lexuesi e ndien se aty trajtohen çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të, se aty mendohet për fatin e tij. Kjo vepër cilësohet si një arritje e shkëlqyer, si një rrugë krejt origjinale në ritrajtimin e historisë dhe të psikologjisë së masës. “Masa dhe pushteti” është “opus vitae”, është vepër e një jete. Jo e jetës së një universitari ose e jetës së një studiuesi, por e jetës së një shkrimtari, i cili, me stilin e vet të ndritur, me forcën dhe me shkëlqimin e mënyrës së të shprehurit, arrin ta bindë lexuesin për shpjegimet shkencore që jep. Në këtë vepër, së cilës i ka kushtuar 35 vjet të veprimtarisë së vet krijuese, Kaneti përpunon një teori të tërë ndërlidhurish midis dukurive të masës dhe të gjitha aspekteve të pushtetit. E veçanta e kësaj vepre është se autori i saj shkruan në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, duke patur kujdes që të mos e mbushë me terma të ndërlikuar shkencorë. Ai i lë çështjet të hapura për t’u interpretuar nga kushdo që ka interes në fushën përkatëse. “Masa dhe pushteti” është një vepër gjithnjë aktuale, dhe autori i saj një stilist i madh, sikurse e ka njohur tashme lexuesi ynë nëpërmjet trilogjisë së tij autobiografike (“Gjuha e shpëtuar”, “Pishtari në veshin tim” dhe “Loja e syve”).

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Santori (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-963-4-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 364
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 29 mm

Njihu me Autorin

Elias Canetti -

Elias Kaneti lindi më 1905 në Rusçuk të Bullgarisë (sot Ruse), në një familje të lashtë e të pasur hebraike me prejardhje spanjolle. Në vitin 1911 prindërit e tij shkuan së bashku me tre fëmijët e tyre në Mançester të Anglisë, kurse më 1913, pas vdekjes së parakohshme të babait të Kanetit, ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania