Author Page

Martin Camaj


Martin Camaj (Telumë, 13 korrik 1927 - Mynih, 12 mars 1992) ishte shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar.
Martini lindi në Dushman të Dukagjinit më 13 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. I biri i Kolë Camës, njëherësh bari e bujk. Tereza, e ama ishte nga Prekali, lindi i treti ndër shtatë fëmijë. Datëlindja 1925 duket të jetë një gabim shtyp. Vendlindja e tij është "… në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend”, sipas vetë Martinit. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t'i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen - pse jo - për meshtari.

View author books

All rights reserved. © 2015 Library Albania