Faqja e autorit

Mark Milani


Marko Miljanov Popoviç lindi në Medun, fshat i krahinës së Kuçit, që ndodhet në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Kjo ka qenë një krahinë me popullsi shqiptare e besimit katolik, por më vonë u asimilua në malazeze-ortodokse.
Në 1856, Mark Milani shkon në Cetinje dhe futet në shërbim të Princit Danilo. Udhëheq popullsinë e Kuçit kundër otomanëve dhe ia anekson krahinën Malit të Zi. Në vitin 1882, pas mosmarrëveshjesh me Princ Nikollën, tërhiqet në fshatin e tij të lindjes. Ishte i pashkolluar, si shumica e banorëve të krahinës, por në moshën 50 vjeç, mëson të shkruajë. Autor i një seri veprash studimore, të cilat u botuan pas vdekjes.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania