Buy this product
800 Lekë

Marina ( Published by: Dituria in 2017 )

Author:  Carlos Ruiz Zafon
Translator:  Ledia Dushi

Barcelonë, fundi i viteve ‘70. Oskar Drai është një student i ri, që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t’u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister. Në njërën nga këto arratisje, djali rrëmbehet nga një muzikë që e çon deri te dritaret e një shtëpie. Brenda, një gramafon i vjetër luan një këngë magjiplotë për piano. Nuk i reziston dot ngasjes dhe merr orën e vjetër që sheh sipër gramafonit... Por, një ditë më vonë kthehet sërish në atë shtëpi ku dhe takon Marinën dhe babanë e saj enigmatik, piktorin German. Dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë. Dashuria e tij e lindur për misterin, do të ndërthuret me të fshehtat e pathëna të një familjeje dhe një Barcelone gjithnjë e më të shtrenjtë: sekrete që do ta shtyjnë jo vetëm në arratinë më të gjatë të tentuar ndonjëherë nga ai kolegj i urryer, por edhe drejt fundit të pakthyeshëm të adoleshencës së tij.

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dituria (2017)
  • Published in: 2017
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99943-46-91-2
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 226
  • Book dimensions: 140 x 210 x 20 mm

More About the Author

Carlos Ruiz Zafon -

Carlos Ruiz Zafon, autor me talent absolut dhe sukses botëror, e filloi karrierën e tij më 1993 me një seri librash për fëmijë. Më 2001 botoi romanin e tij të parë për të rritur "Hija e erës", që u bë menjëherë një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra miliona kopje të shitura në dhjetëra ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania