Maram Al Masri, poete siriano - franceze, u lind në qytetin bregdetar Lattakia, më 2 gusht 1962. Kundërshtare e regjimit të diktatorit Assad, në moshën 20 vjeçare u shtërngua të largohet nga vendi me bashkëshortin dhe djalin e tyre të mitur. Pas dështimit të martesës, bashkëshorti kthehet në Siri me djalin dhe Maram mundi ta shohë sërish të birin vetëm pas 13 vitesh.
Janë të shumta rastet e persekutimeve dhe kërcënimeve me vdekje që ka marë nga regjimi kriminal i Assad-it. Megjithëse ka mbi tridhjetë vite e larguar, ajo kurrë s'i ka shkëputur lidhjet me atdheun e saj.
Maram nuk është vetëm poete, kritike dhe shkrimtare; Maram Al Masri është edhe institucion i lirisë për popullin e saj, Sirinë e saj të përgjakur.
Poezitë e saj janë përkthyer në shumë gjuhë evropiane, aziatike etj.