Blije këtë produkt
3500 Lekë

Manuali i kozmetologjisë ( Botuar nga: Life në 2021 )

Autori:  Umberto Borellini
Përkthyesi:  Maltina Braho

Nga dermatokozmetika funksionale te kozmeceutika Formulimet e nevojshme për trajtimet më të kërkuara estetike, përditësimet ligjore që duhen ndjekur, nomenklatura INCI dhe përbërësit e saj... Nëse ju shqetësojnë të gjitha këto, atëherë "Manuali i kozmetologjisë" është libri që ju duhet. Në këtë botim të ri, me një gjuhë të thjeshtë dhe të qartë, që ka dalluar suksesin e këtij botimi gjatë viteve, Umberto Borellini përmbledh eksperiencën e tij 30-vjeçare në fushën e kërkimeve dermo-kozmetike. Pavarësisht ndjekjes së risive shkencore dhe teknologjike, thelbi i kozmetologjisë ka mbetur po ai: respektimi i lëkurës. Lëkura është një organ jetësor, inteligjent dhe fiziologjikisht shumë i rëndësishëm. Kërkimet neuroshkencore kanë theksuar me kohë lidhjen e ngushtë midis dermës dhe sistemit endokrin, nervor dhe imunitar. Nga shëndeti i lëkurës kalon shëndeti i organizmit dhe duke qenë se produktet kozmetike, ndryshe nga medikamentet, përdoren çdo ditë, është e kuptueshme që përdorimi i kremrave, pastruesve, produkteve për make-up ose deodorantëve duhet të bazohet në njohuri të thelluara rreth karakteristikave të tyre. Produktet e reja neurokozmetike, kozmeceutika, biodorantët dhe vajrat eudermike, parfumet dhe shumë të tjera... çdo profesionist i fushës, qoftë estetist, dermatolog, mjek estetik, ose farmacist, do të gjejë në këtë vëllim të përditësuar përgjigje të sigurta dhe të plota për bashkëbiseduesin e tij, i cili është shpesh i çorientuar para premtimeve për bukuri dhe etiketave të padeshifrueshme. Për një bukuri që shkon përtej sipërfaqes dhe që i trajton parregullsitë në mënyrë të thellë dhe të integruar.

Çmimi: 3500 Lekë
Blije këtë produkt
3500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Life (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928443687
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 420
  • Përmasat e librit: 170 x 240 x 20 mm

Njihu me Autorin

Umberto Borellini -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania