Blije këtë produkt
1000 Lekë

Manjola. 12 ditë ( Botuar nga: OMSCA-1 në 2013 )

Autori:  Anatoli Toss
Përkthyesi:  Sokrat Gjerasi

I njohur në vendin tonë, me romanet e suksesshme "Fantazitë e një gruaje", "Një histori amerikane" dhe "Tej cakut të dashurisë", ai i vjen përsëri lexuesit shqiptar me romanin e tij më të fundit: "Manjola. 12 ditë". Në Rusi, Anatoli Toss është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme. Ajo që përpiqem të bëj te "Manjola", është të përshkruaj jo vetëm kronologjinë e ngjarjeve, por edhe vetë kohën, nëntekstin e saj shoqëror e shpirtëror, dhe një përpjekje e tillë gjithmonë është e lidhur me rininë... ...nga rinia nuk mund të shkëputesh, atë nuk e ndan dot nga vetja, nga e gjithë jeta tjetër, jotja. Si mund ta ndash veten nga shoqëria, dashuria, ndjesia e lehtësisë, nga synimet për të ardhmen? Rinia është gjithmonë mrekullisht e bukur, pavarësisht nga koha, vendi, rendi politik e shoqëror, vështirësitë dhe mungesat. Ç'të bësh, nëse rinia ime qëlloi në një segment kohor tejet të veçantë të dhjetëvjetëshave të fundit të shekullit të njëzetë? Rëndësi ka të di të tejçoj botën shpirtërore, shqetësimet, synimet, ndjenjat e heronjve të mi. Rëndësi ka që lexuesi t'i matë ato me kutin e tij, t'i krahasojë me të vetat, dhe t'i ndajë me heronjtë e mi, madje edhe lexuesi të cilit nuk i qëlloi ta përjetonte atë kohë. Sepse shqetësimet, synimet, ndjenjat... janë të pandryshueshme dhe nuk varen nga shekulli, viti, madje as edhe nga vendi ose sistemi politik nuk varen shumë. Substanca, thelbi i njeriut, natyra e tij qëndrojnë më lart se veçori të tilla.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: OMSCA-1 (2013)
  • Botuar në: 2013
  • ISBN-13: 978-9928-132-24-6
  • Nr. faqe: 373
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 25 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania