Blije këtë produkt
800 Lekë

Mall i Kaltër ( Botuar nga: Dyrrah në 2016 )

Autori:  Viktor Canosinaj

Pjesë e shkëputur nga romani kushtuar piktorit Ibrahim Kodra “Mall i Kaltër”: Kur mbërriti në studion e Paskalit, gjeti atje një njeri të trembur, me shikim të ngrirë. Profesori u mundua të buzëqeshte dhe duke u munduar të bënte humor, tha si i zënë ngushtë: -Kodra, nuk kam ç’të të mësoj më. Miku mori në krahë një burrë të hequr, tashmë të thyer në moshë, me flokë krejtësisht të rënë dhe një dridhje të lehtë duarsh. I zoti i shtëpisë e ftoi të ulej. Kodra vështroi rrotull. Sytë i shkuan te një punim i mbuluar me një pëlhurë doku, pastaj u ngulën në një vazo qelqi mbushur me formalinë, ku ishte futur një send i çuditshëm. -Më erdhi keq për Ketin, - tha miku. Profesori i ktheu sytë nga punimi i mbuluar me pëlhurë. -Vdekja e saj qe pjesë e fatit, - tha. - E pashmangshme. -Arrite ta përfundosh bustin e saj para... vdekjes? -Po. Ishte ende luftë. Herë pas here Tirana bombardohej nga anglezët. Ndodhet atje. Paskali tregoi nga punimi i mbuluar. Kodra u afrua dhe e zbuloi. Ndonëse qe dëmtuar në disa vende, skulptura iu duk mahnitëse. Dëmtimet, ashtu si detajet e munguara në art, ia shtonin edhe më shumë bukurinë. -Vepër e jetës, - tha miku duke kthyer sytë i hutuar nga vazoja e qelqit mbushur me formalinë. -Nuk dua të flas për këtë, - u përgjigj Paskali. - I përket së shkuarës. Kodra pa sërish nga vazoja. I shtangur dalloi se brenda saj ndodhej një zemër. -Nuk ndihem mirë kur flas për të, - tha profesori. -Pra, ajo atje në vazo është zemra e Ketit?! -Kodra, ke mbetur po ai, kërkon t’i dish të gjitha. Kur ajo vdiq, duket të kem qenë në gjendje kllapie. I çava kraharorin dhe i mora zemrën. -Ju kërkoj falje për kureshtjen e tepruar! Ndërsa shoqëruesit e mikut ishin ulur në një divan dhe po diskutonin për një mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Paskali foli i pezmatuar si atëherë, më 1942, kur nxënësi i tij ishte përzier me komunistët: -Kodra, ç’dreqin kërkove që erdhe? -Më ftuan profesor dhe...

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dyrrah (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-4316-2-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 348
  • Përmasat e librit: 138 x 207 x 24 mm

Njihu me Autorin

Viktor Canosinaj -

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960 në Vlorë. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. Pas studimeve universitare ne Gjuhë - Letërsi, punoi mësues letërsie, gazetar dhe përkthyes. Ai gjithashtu ka punuar për kujdesën e fëmijëve në një fshat të SOS-it. Në vitet 70 publikonte poezi dhe ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania