Blije këtë produkt
1000 Lekë

Magjia e dashurisë ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2007 )

Autori:  Nicholas Sparks
Përkthyesi:  Antoneta Basha

NDONJËHERË TË NJËJTAT EMOCIONE QË TË THYEJNË ZEMRËN JANË PO ATO QË TA SHËROJNË ATË... Ishin disa gjëra për të cilat Xheremi Marsh ishte i sigurt që nuk do t'i bënte kurrë: kurrë nuk do ta braktiste Nju Jorkun; kurrë nuk do të dashurohej pasi përjetoi një martesë të dështuar; dhe kurrë nuk do të bëhej prind. Tani ai jeton në një qytet të vogël të Bon Krekut, në Karolinën e Veriut, i fejuar me Leksi Darnell, dashuria e jetës së tij, dhe priste të krijonte familjen e tij. Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë rrugën? Duke vazhduar historinë e çiftit të ri të prezantuar në bestsellerin e Sparksit "TË BESOSH NË MREKULLI", kjo novelë shkakton hidhërim, tension, romancë dhe befason ata që sapo janë martuar. Një përrallë mahnitëse rreth dashurisë midis një burri dhe një gruaje dhe ndërmjet një prindi dhe një fëmije, "MAGJIA E DASHURISË" flet për përfundime historish që sjellin histori të reja... për tragjedi që të çojnë në gëzime të papritura... dhe, mbi të gjitha për magjinë e një dashurie të përjetshme.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2007)
  • Botuar në: 2007
  • ISBN-13: 978-9928-00-065-1
  • Nr. faqe: 356
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 30 mm

Njihu me Autorin

Nicholas Sparks -

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Prindërit e tij ishin Sparks Patrick, një shkencëtar, dhe Jill Marie. Ai ishte fëmija i mesëm i tre fëmijëve, me një vëlla më të madh Michael Earl Sparks "Micah" (1964) dhe një motër më të vogël, Danielle ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania