Blije këtë produkt
1400 Lekë

MJESHTRI DHE MARGARITA ( Botuar nga: Ombra GVG në 2015 )

Autori:  MIKHAIL BULGAKOV
Përkthyesi:  Aleksandër Koli

"Mjeshtri dhe Margarita" në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë klandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij. Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, e ndërlikuar dhe tronditëse. Përshkrimi alegorik deri në detaje i dramës njerëzore e zhvendos lexuesin mes dy botëve paralele. Pasi ka përjetuar emocione tronditëse ai e ka të vështirë që të bëjë dallimin mes gënjeshtrës dhe së vërtetës. Ky trazim i ndjesive gjatë leximit nuk lë hapësirë për një zgjedhje vetjake, por e dikton lexuesin për t'i shkuar këtij  teatri deri në faqen e fundit, i shoqëruar me dilema të shumta dhe vështirësi për të bërë zgjedhjen e duhur, mes botës materiale dhe asaj ideale, mes jetës tokësore dhe shpresës për të ardhmen, gëzimit të rilindjes apo hidhërimit mbas një jete të vështirë e pa shpresë. Intrigë demoniake, perde të shumta tymi.., satirë therëse, kjo është gjuha e Bulgakovit i cili na bën të refektojmë për njerëzit, rrezikun që paraqet ndikueshmëria e manipulatorëve dhe sharlatanëve në një grupim shoqëror të caktuar. Ky libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi pabesinë dhe dashurinë e humbur. "Mjeshtri dhe Margarita" është një roman mbresëlënës, i trishtueshëm dhe shumë i frikshëm.Është një nga kryeveprat e Letërsisë Botërore.Herald Tribune

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-06-131-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 612
  • Përmasat e librit: 135 x 206 x 47 mm

Njihu me Autorin

MIKHAIL BULGAKOV -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania