Lutecia ( Botuar nga: Botimet MAX në 2006 )
Nga viti 1938 1945, hotel Lutecia - hoteli i vetëm në bregun e majtë të Senës - bëhet pjesë e vetë fatit të Francës. Brenda mureve të tij zënë vend të mërguarit, shkrimtarë dhe artistë, pastaj oficerët nazistë dhe trafikantët e tregut të zi, që në fund ia lënë vendin karvanit të madh me të internuar që kthehen nga kampet e përqendrimit.nNë përpjekje për të nxjerrë sa më shumë në pah të dhëna biografike dhe me një frymëzim të spikatur romanesk, autori i jep jetë legjendës së dikurshme të këtij hoteli të madh, duke përdorur një art të gërshetuar me dritëhije, që i përshtatet më mirë se çdo gjë tjetër mitit të këtij hoteli.
Çmimi:
500 Lekë