Buy this product
1000 Lekë

Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi ( Published by: in 2020 )

Author:  Blendi Fevziu

Më 17 qershor 1999, një autokolonë makinash larashe, të shoqëruara me disa civilë të armatosur me kallashnikovë, hyri brenda bazës ushtarake të Tetovës në Maqedoni. Baza ishte vënë në dispozicion të trupave gjermane që pak ditë më parë kishin hyrë në Kosovë dhe qenë vendosur në Prizren. Një helikopter ushtarak, me fundin e hapur dhe me një mitraloz të rëndë montuar në të, priste me helikat e ndezura. Hashim Thaçi, lideri politik i UÇK - së, Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, do të udhëtonte drejt saj. Helikopteri fluturoi plot 45 minuta. I ulur mbi një ndenjëse të hekurt, në krah të Arbër Xhaferrit që udhëtonte me të, Hashim Thaçi nuk ia ndante sytë dritares. Kishin kaluar 2 vjet nga dita kur ai dhe disa të tjerë, braktisën përfundimisht Zvicrën për të luftuar në Kosovë. Ngjarjet kishin lëvizur shpejt dhe tani, nën të, shtrihej një tokë e lirë. Ashtu siç e kishin ëndërruar për afro 100 vjet, breza të tërë. Stërgjyshi, gjyshi apo babai i tij. Shumë prej atyre që e kishin nisur atë betejë, nuk jetonin më. Toka që ata e deshën aq shumë, i kishte marrë në thellësitë e saj, si dëshmi e një kohe që po kthente mbrapsht historinë 100 vjeçare të atij trualli...

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 320 34 6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 282
  • Book dimensions: 160 x 234 x 23 mm

More About the Author

Blendi Fevziu -

Blendi Fevziu gazetar shqiptar dhe drejtuesi i emisionit "Opinion" në TV Klan. Blendi Fevziu ka lindur me 18 maj 1969. Ai është drejtues i emisionit Opinion që në 31 gusht 1997. Është diplomuar për letërsi dhe gjuhe shqipe në Universitetin e Tiranes me 1991. Në vitin 1989 ka qene pjesë e stafit te gazetës ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania