Blije këtë produkt
1400 Lekë

Luanët e Sicilisë (Saga e Floriove I) ( Botuar nga: Botimet Living në 2020 )

Autori:  Stefania Auci
Përkthyesi:  Romina Kasharaj

Me të zbarkuar në Palermo nga Banjara Kalabreze, në vitin 1799, Floriot synojnë të jenë më të pasurit dhe më të fuqishmit. Vëllezërit Paolo dhe Injacio e shndërrojnë biznesin e tyre në më të mirin e qytetit, blejnë shtëpi, toka dhe krijojnë shoqërinë e tyre të lundrimit. Kur Vinçenco, i biri i Paolos, merr në dorë drejtimin e “Shtëpisë Florio", hovi s'ka të ndalur në kantinat "Florio", një verë varfanjakësh shndërrohet në nektar të denjë për tryezën e një mbreti. Ndërkaq, Palermo vështron e habitur arritjet e Floriove, por krenaria zbehet prej smirës dhe përçmimit të të tjerëve: ata burra të suksesshëm mbeten sidoqoftë “të huaj". Palermo nuk e di se pikërisht dëshira e ethshme për të pasur një vend të denjë në shoqëri, qëndron në themel të ambicies së Floriove dhe shënjon, për mirë apo për keq, jetën e tyre. Burrat e kësaj farniljeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jeten e Vincencos dhe shndërrohet për të në nje port të sigurt, në një shkëmb të pacënueshëm.

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Living (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 216 87 8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 398
  • Përmasat e librit: 156 x 228 x 32 mm

Njihu me Autorin

Stefania Auci -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania