Faqja e autorit

Luan Xhuli


LUAN XHULI lindi në Baban të Devollit. Studioi Kimi Industriale dhe punoi në sektorin e naftës. Prej vitit 1995 jeton dhe punon në Athinë. Eshtë nderuar me tituj dhe çmime të ndryshme.
Nga ana e klubit të shkrimtarëve në emigracion "Drita", në vitin 2008 është nderuar me çmimin poetik "Ali Asllani" si liriku më i mirë i vitit. Libri poetik "Biografia e syve" në gjuhën greke u vlerësua ndër 38 vëllimet poetike më të mira të vitit, duke u regjistruar në antoiogjinë e poezisë greke, vlerësim nga më të veçantët për një krijues të huaj. Vëllimi i fundit "'Agjios Prodhotis"' - Engjëll tradhtar - u radhit në dhjetë vëllimet poetike rnë cilësorë të vitit 2015.
Eshtë pjesëmarrës në antologjinë bashkëkohore greke në gjuhën angleze (CROSS-SECTION), 2015, Amerikë (San Francisko, CA, botimet "Erato"). Eshtë anëtar i lidhjes "Klubi i poetëve grekë". Ka marrë pjesë në pesë festivale ndërkombëtare në gjininë e poezisë. Poezi të veçanta të tij janë botuar anglisht, frëngjisht, italisht dhe turqisht.
Ka familjen me dy vajza dhe një nip të vogël.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania