Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
900 Lekë

Lordi Xhim ( Botuar nga: Botimet IDK në 2016 )

Autori:  Joseph Conrad
Përkthyesi:  Virgjil Muçi

"Një prej romaneve më të bukur të të gjitha kohërave; i madhi Joseph Conrad na sjell një rrëfim lirik për historinë e një shëlbimi. Cili është çmimi që na duhet të paguajmë për të pasur një shans të dyte?”-Virginia Woolf “Lordi Xhim” tregon historinë e një djaloshi romantik anglez, të rritur me ëndrra trimërie e heroizmi, që një çast i vetëm frike e pasigurie që ai tregon kur shërben si oficer në një anije tregtare që rreh detrat e Lindjes, befas e përfshin në një skandal dhe e mbulon me turp. Jeta e tij duket përfundimisht e rrënuar, kur njohja e miqësia me një burrë më të moshuar, të quajtur Marlou, i jep një mundësi të re për ta ngritur gjithçka nga e para. Xhimi vendoset në Patusan, një ishull i largët e ekzotik në detrat e Malajzisë, ku shpejt kthehet në një figurë mjaft të respektuar nga vendasit. Derisa vjen një ditë dhe sërish kuraja e tij vihet në provë. "Lordi Xhim” është një libër për kurajën e frikën, për vetënjohjen dhe personalitetin njerëzor. Konsiderohet si një prej romaneve më të thellë psikologjik të shkruar në gjuhën angleze.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet IDK (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 136 43 5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 392
  • Përmasat e librit: 137 x 200 x 33 mm

Njihu me Autorin

Joseph Conrad -

Joseph Conrad (1857-1924) një prej shkrimtarëve më të mëdhenj botërorw të shekullit të XX-të, e padyshim, një ndër romancierët më të mëdhenj të gjuhës angleze. Ajo që e bën krejt të veçantë rastin e tij është fakti që ky mjeshtër i prozës dhe i gjuhës angleze, deri sa mbushi 20 vjeç ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania