Lola Gjoka (Aleksi): Një jetë mbi tastierë ( Published by: OMSCA-1 in 2013 )
Vepra e Stringës i shtohet vargut të botimeve për figura të shquara të kulturës sonë që vitet e fundit janë shumuar admirueshëm. Krahas vlerave njohëse dhe edukative për lexuesin e gjerë e veçmas për artistët, nxënësit, studentët, mësuesit e pedagogët e muzikës, monografia e Prof. Hamide Stringës "Një jetë mbi tastierë" kushtuar pianistes Lola Gjoka (Aleksi) "Artiste e Popullit" sjell dhe vlera te reja e të rëndësishme në pasurimin e historiografisë muzikore shqiptare.
Price:
500 Lekë