Blije këtë produkt
900 Lekë

Loja e syve Histori e një jete ( Botuar nga: Elena Gjika në 2005 )

Autori:  Elias Canetti
Përkthyesi:  Aristidh Ristani

“Loja e syve - Histori e një jete” është vëllimi i fundit i trilogjisë autobiografike të shkrimtarit austriak me famë botërore Elias Kaneti, Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë. Ngjarjet e shumta, të larmshme dhe interesante që përshkruan autori te ky vëllim zhvillohen kryesisht në Vjenë, në këtë qytet kozmopolit të viteve 1931-1937, në prag të katastrofës së madhe evropiane. “... Ka sy që të ngjallin frikë, sepse kërkojnë vetëm të shqyejnë, ata shërbejnë për të gjurmuar prenë, e cila, pasi është diktuar, s’mund të quhet ndryshe veçse pre; edhe në arriftë të shpëtojë, prapë do të mbetet e damkosur si e tillë. Është diçka e tmerrshme ngultësia e një vështrimi të pamëshirshëm. Kush hyn në fushën e saj pamore, shndërrohet në viktimë dhe mund të shpëtojë vetëm nëpërmjet një metamorfoze të plotë. Por, meqë në realitet është e pamundur kjo metamorfozë, për hir të saj krijohen mite e personazhe. Mitik është edhe syri që s’kërkon të shqyejë viktima, megjithëse nuk i ndahet kurrë asaj që ka parë. Ky mit është bërë realitet, dhe kushdo që e ka përjetuar rikujton me emocion e tmerr syrin që e detyroi të mbytej në thellësinë e tij të pamasë. Thellësia e syve të tillë është e pakufi. Asgjë që zhytet në të s’ia prek dot fundin, dhe asgjë nuk kthehet dot më në sipërfaqe. Deti i këtij syri s’ka kujtesë, është një det që vetëm kërkon e merr. Ia jep çdo gjë që ke, gjithçka që përbën natyrën tënde më intime. Ky veprim s’është i dhunshëm, këtu s’kemi të bëjmë me diçka që ta rrëmbejnë. Atë që jep, e jep me kënaqësi, thua se ky është synimi yt i natyrshëm, thua se s’mund të kesh asnjë synim tjetër.”

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Elena Gjika (2005)
  • Botuar në: 2005
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99943-647-6-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 378
  • Përmasat e librit: 143 x 205 x 25 mm

Njihu me Autorin

Elias Canetti -

Elias Kaneti lindi më 1905 në Rusçuk të Bullgarisë (sot Ruse), në një familje të lashtë e të pasur hebraike me prejardhje spanjolle. Në vitin 1911 prindërit e tij shkuan së bashku me tre fëmijët e tyre në Mançester të Anglisë, kurse më 1913, pas vdekjes së parakohshme të babait të Kanetit, ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania