Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1200 Lekë

Loja e rruazave prej qelqi vëllimi 2 ( Botuar nga: Elena Gjika në 2010 )

Autori:  Hermann Hesse
Përkthyesi:  Aristidh Ristani

I shkruar në vitet e errëta të nazizmit, i botuar për të parën herë në Zvicër më 1943 dhe i ndaluar asokohe të shihte dritën e botimit e të shpërndahej në Gjermani, romani “Loja e rruazave prej qelqi” është vepra më e vëllimshme e më e rëndësishme e shkrimtarit të shquar gjerman Herman Hese, Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë. Ky roman, që është përkthyer në më se 40 gjuhë të botës dhe në 12 dialekte indiane, përmban një utopi shumë konkrete dhe jo më kot u është kushtuar “Pelegrinëve të Orientit”, emërtim i përdorur nga autori për artistët, për shkrimtarët dhe për të gjithë njerëzit e së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes që kanë si tipar të përbashkët faktin se, pavarësisht nga parullat e nga pretendimet e shumicave, sendërtojnë me ngulm prirjet e tyre, jo si qëllim në vetvete, por si domosdoshmëri, duke ndihmuar kësisoj në konkretizimin e intelektit, të shkencës e të humanizmit, çka qëndron mbi të gjitha kufizimet e kombeve, të racave, të feve e të ideologjive. Romani “Loja e rruazave prej qelqi”, i cili në krijimtarinë letrare të shkrimtarit Herman Hese cilësohet si përmendorja më e përkryer, është një vepër komplekse, e pasur dhe e ngjeshur, magjepsëse nga origjinaliteti i strukturës e i bukurisë së saj gjuhësore, një vepër e jashtëzakonshme, e mbushulluar me simbole, e përshkuar tejendanë nga një ironi e matur e nga një ton parodizues, një vepër e cila përbën mbarimin e harkut të madh që lidh romanin edukativ të Gëtes me misterin e Orientit, ajo është njëherazi profeci dhe kritikë e epokës. “... Pra, Loja e rruazave prej qelqi është një mënyrë të luajturi me çdo vlerë e me çdo përmbajtje të kulturës sonë, ajo luan me to, ashtu sikurse ndodh, për shembull, në periudhat e lulëzimit të arteve, me një piktor, i cili mund të ketë luajtur me ngjyrat e paletës së vet. Me njohuritë, me idetë e mëdha e me veprat artistike që ka nxjerrë njerëzimi në epokat e veta krijuese, me atë që epokat e mëvonshme të studimeve erudite e kanë shndërruar në koncepte e në pronë intelektuale, me tërë këtë trashëgimi të pamasë vlerash shpirtërore, lojtari i Lojës së rruazave prej qelqi luan njësoj siç luan në organo një organist, por kjo organo ka një përsosuri gati të papërfytyrueshme: tastiera dhe pedali i saj fshikin tërë kozmosin shpirtëror, regjistrat e saj janë pothuaj të panumërt, dhe teorikisht me anë të këtij instrumenti mund të riprodhohet në tinguj e gjithë përmbajtja shpirtërore e universit.”

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Elena Gjika (2010)
  • Botuar në: 2010
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99956 796 6 8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 338
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 27 mm

Njihu me Autorin

Hermann Hesse -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania