Loja ( Botuar nga: Botimet Ada në 2022 )
Romani "Loja" tenton të analizojë e spjegojë artistikisht fenomene të tilla që shkojnë përtej mjeksisë, matanë psikologjisë e ligjeve të pafund zbuluar deri tash nga njerëzimi. Ka në qendër vullnetin, forcën e energjinë e jashtëzakoneshme të personazhit kryesor të romanit, Laura.
Veçantia e këtij personazhi origjinal, është mendja e saj në formë superaktive, që stimulohet dhe e ushqen fiziku i saj i pezulluar befas, krejt papritur nga nji paralizë e panjohur nga shkenca. Mendja superaktive e Laurës, merr nga fiziku i saj mesazhin e qartë për ndihmë që jo vetëm të riaktivizohet, po dhe të kthehet më energjik se pat qenë para se të pushtohej nga paraliza.
Çmimi:
1000 Lekë