titleToAlt
Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punoj në barin “Simitja me gjalpë”, di që nuk është e sigurt në dashurinë për Patrikun.Ajo që Luja nuk di është se do të humbas punën dhe se ,ato që do t’i ndodhin më pas ,do ta bëjnë normale… Will Trejnëri e di që aksidenti me motor i ka hequr dëshirën për të jetuar. E di që gjithçka i duket pa vlerë e pa gëzim dhe e di mënyren se si mund t’i japë fund gjithë kësaj.Ajo që Will nuk di është se Luja do të hyjë në botën e tij me një larmi ngjyrash . Dhe asnjëri prej tyre nuk e di se ka për ta ndryshuar tjetrin një here e përgjithmonë. ‘Vërtet i bukur. Na bëri të qeshnim, të buzëqeshnim e të dëmesnim si fëmijë – thjesht lexojeni “. Closer I destinuar të jetë romani që shokët do të shtyjnë njeri-tjetrin per ta lexuar. Më shumë se kushdo tjetër, Luja dhe Uilli janë një çift që do t’u hyjë në zemër po aq shume sa Ema dhe Deksi te libri “Nje ditë”.Një roman që ka nevojë për një pasdite në divan dhe një dorë pecetash pranë vetes". Independent on Sunday
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e një gruaje, e cila guxoi të ëndërronte dhe të triumfonte. Në një fshat të vogël, Emma Harte, një shërbëtore e thjeshtë, me këmbëngulje shpalosi talentet e saj, zbuloi kuptimin e tradhtisë, mësoi të mbijetonte, të bëhej një grua. Në prag tragjedie, ajo u shndërrua nga një grua e varfër në një person të fuqishëm dhe të pasur në sajë të vullnetit të hekurt. Si një nga gratë më të pasura në botë, Emma Harte ka gati gjithçka për të cilat kishte luftuar fort për të arritur, përveç dashurisë dhe pasionit për të vetmin mashkull të cilin nuk mund ta kishte. Pas dy martesave, dy luftërave shkatërruese dhe sekreteve të shumta, suksesi i saj është arritur me një çmim të lartë për t’u paguar. Tashmë ajo përballet me një luftë të re: atë me njerëzit dikur të besuar dhe tashmë tradhtarë.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Cila vajzë nuk ka një ëndërr, qoftë dhe një herë të vetme në jetë, cila vajzë nuk dëshiron të marrë një dhuratë të çmuar, për më tepër nga Tiffany? Në Nju Jork, në Avenue 5, ditën e vigjiljes së Krishtlindjeve, dy burra kanë blerë një dhuratë për gruan që dashurojnë. Geri që thuajse e kishte harruar dhuratën për të fejuarën Rashel, kujtohet për të dhe i blen një byzylyk fatsjellës. Ethani përkundrazi kërkon diçka më të veçantë: një unazë për të fejuarën, Vanesën, e zgjedhura e tij e shkëlqyer, para së cilës ka vendosur të bjerë në gjunjë për t'i propozuar në mënyrë romantike, martesën. Por, me të dalë nga shitorja, në një aksident të çuditshëm, ai do të shohë më vonë, me tmerr, se të dyja dhuratat janë shkëmbyer. Rashelës i ra fati të vërë në gisht unazën e destinuar për Vanesën. Kështu për Ethanin fillon një periudhë rishqyrtimi, kthim prapa, ecje në gjurmët e asaj çfarë ka ndodhur, derisa përballet me të vërtetat e largimeve, një dashurie të re, përballje me gjërat më të thjeshta dhe që tingëllojnë ende të bukura, ndonëse në një botë moderne.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Melanie Stryder refuzon të zhduket. Planeti Tokë është pushtuar nga një lloj specie që infekton mendjen e humanëve, ndërsa nuk e prek trupin e tyre. “Mendja” pushtuese që ka marrë trupin e Melanie nuk e priste që banori i mëparshëm të luftonte kaq shumë për të mbajtur mendjen. Ndërsa Melanie i mbush mendimet e mysafirit me vizione të Jared, një human që jeton i fshehur, mysafiri fillon të ndiejë mall për një njeri që nuk e ka takuar. Kështu Melanie dhe mysafiri nisen në kërkim të burrit që të dy e duan. Romani me një trekëndësh të pazakontë dashurie është një rrëfim për forcën e dashurisë dhe për thelbin e ekzistencës njerëzore.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Vajza e zjarrit” është vazhdimi i romanit “Lojërat e urisë”. Kundër çdo parashikimi, Katnis i fitoi “Lojërat e urisë”. Ajo dhe Pita janë të dy gjallë. Katnis duhet të ndihet e lehtësuar, madje e lumtur. Tek e fundit, ajo u kthye në familjen e saj dhe tek shoku i saj i përjetshëm, Geil. Por përsëri asgjë nuk është ashtu siç ajo do të dëshironte: Geil është ftohur dhe i rri larg, Pita i ka kthyer shpinën dhe ka zëra për një komplot të mundshëm kundër Kapitolit, një rebelim që ajo vetë dhe Pita kanë ndihmuar për t’u krijuar. Katnis ka ndihmuar në krijimin e një situate që nuk është e sigurt nëse mund ta ndalojë dhe çfarë e shqetëson më shumë është se nuk është e sigurt edhe nëse duhet të përpiqet ta bëjë. Ndërsa afrohet koha për t’u kthyer në Kapitol, Katnis dhe Pita duhet të provojnë se janë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndryshe pasojat do të jenë të tmerrshme.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka pasur në letërsi një efekt që s’mund të krahasohet. Nga njëra anë ai shfaqet si monument i palexueshëm dhe i errët, diçka vetëm për një elitë intelektuale dhe nga ana tjetër, është shndërruar në një kulturë popullore. Të gjitha përgjithësimet te ky libër janë bajate dhe banale, thua sikur autori është frymëzuar nga stereotipat e vjetra. Tek “Uliksi” gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesja, konflikti, beteja apo pushteti, rrëzimi, zija ,vetmia, mashtrimi,të gjitha të paraqitura aq vrullshëm tek Odiseja.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Dublinasit” një libër që fillon të shkruhet në 1905 nga autori James Joyce, dhe pas shumë peripecive dhe refuzimeve arrihet te botohet në Nju York në 1915. Ky Libër është një përmbledhje me tregime, ndër të cilët do të gjeni: • Motrat • Takim • Arabia • Evelina • Pas garës • Dy kodoshë etj.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Mbi autorin Michel Tournier, lindur në Paris më 1924. Është mbiquajtur "Kontrabandisti i Filozofisë" meqë u rrek të kalonte Platonin, Spinozën dhe Kantin në botën e historive dhe rrëfimeve. Ka jetuar në Vallèe de Chevreuse pranë Parisit. Për këtë roman është vlerësuar me Çmimin Grand Prix të Akademisë Franceze në 1967; Çmimin Goncourt (1970) për romanin "Mbreti i Verrishtave"; Anëtar i Akademisë Goncourt (1972) dhe Medalja Goethe (1993). Konsiderohet si një nga prozatorët më të mëdhenj me inspirim metafizik të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Për Francën” është një libër i çuditshëm dhe befasues i autorit Emil Cioran. Nisur për t’iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie. Nëse fjala dekadencë përsëritet dora-dorës për të shpjeguar që Franca s’ka më të ardhme, sepse për shumë kohë ka dhënë më tepër se çdo vend i botës.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Makiaveli parashtron disa koncepte themelore të refleksionit të tij teorik në lidhje me të pazgjidhshmen të ndërtuar mes “luftës” dhe “politikës”, mes pushtetit ushtarak dhe pushtetit civil.” Arti i luftës”, mund të përcaktohet si një vepër kalimtare, pra nga literatura politike, aktive dhe qëllimore, në një forme shkrimi më të shkëputur dhe më pesimist.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
“Një mijë e Nëntëqind e Tetëdhjetë e Katër”, një kuadër tronditës i një shoqërie ku Vëllai i Madh mishëron një fuqi të aftë të kushtëzojë dhe shtypë individualitetin e qytetarit. Me shkrimeve të tjera me tone autobiografike të Orwell-it, mund të përmendim përmbledhjet e letrave dhe artikujve, esetë dhe romanin Keep the Aspidistra Flying (1936). Ky epigraf i profecisë së veprës, me valencë shumëpërfshirëse, është i vlerëshëm të na e risjellë, fare shqip, edhe kumtin mbi imazhin e të shkuarës nën vragën e çizmes, edhe përfytrimin e të ardhmes si marrëdhënie me leximin në vijim... Nëse doni një pamje të ndjesisë së fundme të një lexuesi të ndjeshëm, përfytyroni shenjimin e shollës në fytyrën e tij ...përgjithmonë. Sugjerimi ndaj lexuesit, veçanërisht shqiptar, për të mos e nisur këtë libër, mbetet i barasvlerëshëm me lutjen për të mos e evituar kurrësesi.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania