titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Doktor Oksi se bashku me asistentin e tij, Izhene, shkojnë në komunitetin e vogël të Kikendones. Ai premton ta ndriçojë qytezën me një rrjet tubash me gaz oksihidrik. Gjatë ndërtimit të këtij rrjeti, komuniteti i qetë entuziazmohet mjaft, deri në atë pikë, sa ata janë gati të luftojnë me komunitetin fqinj. Por cili është shkaku i këtij ndryshimi në natyrën e njerëzve të mirë të Kikendones? Ndoshta ka diçka në ajër, por vetëm Doktor Oksi dhe asistenti i tij Izhene e dinë me siguri.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Pasi gjejnë një shishe misterioze në det kur kishin dalë për të provuar jahtin e tyre të ri në 1964, Glenervani dhe bashkëshortja e tij duke u udhëhequr nga letrat që nxjerrin nga shishja, nisin një udhëtim të gjatë e aventuresk në kërkim të kapitenit të famshëm skocez Grant. Në këtë libër do keni mundësi të lexoni peripecitë dhe sakrificat e shumta që tregojnë heronjtë tanë për të gjetur kapiten Grantin.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Me mundësitë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po sikur të ishit një shekull më parë me një dedektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë? Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion udhëtimin përreth botës të z. Fog, në një kohë kur ky udhëtim konsiderohej diçka e pamundur.
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Historia e disa njerëzve të humbur, të cilët mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Profesori Pierre Aronnax, i shoqëruar nga Kapiteni Nemo dhe burra të tjerë realizojnë eksplorimin e shtratit të detit dhe krejt këtë e shijojnë me anijen Nautilus.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Oto Lidenbrok, profesor i mineralogjisë dhe ekspert i gjeologjisë, së bashku me nipin e tij, duke u bazuar në një dorëshkrim nisen për Udhëtim në Qendër të Tokës.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. “Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut” thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël. Ai është pilot i ri amerikan, i sapokthyer nga Lufta e Parë Botërore, ngjarjet e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai. Lari është i fejuar me Isabelën, bukuroshe dhe nga një familje e mirë amerikane, por brenda tij diçka ka ndryshuar. Ai refuzon një vend pune shumë të mirë, largohet nga miqtë e mëparshëm dhe fillon të ndryshojë sjelljen dhe qëndrimin ndaj shoqërisë. Kësisoj, vendos të nisë një udhëtim shpirtëror në Indi, në kërkim të një domethënieje të dëlirë të jetës. Kjo odise shpirtërore e shtyn Isabelën të zgjedhë midis dashurisë dhe pasurisë. Rrëfimi i Maugham-it për jetën dhe përpjekjet e një djaloshi, që mohon vlerat sunduese të kulturës amerikane dhe i afrohet misticizmit të Lindjes së Largët për të gjetur frymëzim, është pararendësi i gjeneratës së shkrimtarëve Beat të viteve '50-të dhe kundërkulturës së viteve '60-të. Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç’ka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet. Libri është ekranizuar dy herë, në vitin 1946 dhe në 1984 me aktorin Bill Murray.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Dhimbja na vë përpara një  çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës . Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej. Në një paradë të çuditshme kalojnë njëri pas tjetrit kolonelë, zyrtarë dhe politikanë të korruptuar, fjalimet e De Golit, një ministër për riatdhesimin, dhe robërit e kthyer.  Pjesa e dytë e librit përfshin pesë rrëfime të tjera, të gjitha për të njëjtën periudhë. Në tregimin Zoti x. I quajtur këtu Pjerr Rabié, loja macja me miun, që lidh Margueriten, agjente e Rezistencës me zotin x, Pjerr Rabié, agjent i Gestapos, torturues dhe bibliofil, prek çdo gjë që është e mirë apo e vrazhdë në raportet njerëzore. Ai e spiunon, e dëshiron, e merr në pyetje në Kafé de Flor duke vënë mbi tavolinë pistoletën dhe prangat me zinxhir e çelës të artë... Mbase nuk ka një libër për luftën, për Holokaustin, për vdekjen, ku sentimentalizmi të mungojë kaq fort. Dhe ku dhimbja të flasë kaq shumë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Kryevepër e sigurt e letërsisë braziliane, Don Kazmurro (ose Zotëria i zymtë) i shkrimtarit Machado de Assis, u botua së pari në Rio de Zhaneiro më 1899. Asokohe autori kishte shkruar disa vepra të rëndësishme, si: Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër ose Quincas Borba, por me këtë roman gjeti diçka që s e kishte arritur ende: ekuilibrin e brishtë mes rrëfimit dhe refleksionit; shijen e një letërsie të konceptuar si një vështrim të fuqishëm mbi dhimbjen. Me një ton mirëbesimi, veshur me ironi dhe melankoli të hollë, personazhi kryesor, Bento Santiago, i tregon lexuesit aventurën e jetës së vet, qysh nga adoleshenca, nga dashuria dhe xhelozia për Kapitunë, nga tradhtia e hamendësuar e saj me mikun e tij më të mirë, mbylljen e ngadaltë dhe të vazhdueshme nga bota, mbushur me fantazma dhe kujtime. Një jetë dramatike, e cila, gjithsesi, nuk e çon asnjëherë në pesimizëm të thellë. Me nota të mprehta dhe gjuhë plot aforizma, lexuesi ndjek uljengritjet e jetës së Bentinjos, një valë mendimesh që dallon zërin e pashoq të autorit të librit, perspektiva skeptike dhe banale e të cilit ushqehet nga humori cinik, thuajse anglosakson, që mbizotëron në vështrimin e zymtë të Bentos. Falë mënyrës së veçantë me të cilën është shkruar, Don Kazmurro mbetet ende sot një vepër moderne dhe gur themeli për letërsinë braziliane.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Xha Morisi këshillon dhëndrin, Zhermenin, 28 vjeç, mbetur i ve, të martohet përsëri me një të ve të një krahine fqinjë. Po në udhën për ta takuar, Zhermeni humbet në një pyll dhe gjen një lugajë, “Pellgun e Djallit”, ku vendoset për të shtyrë natën, tok me të birin, Pjerin e vogël dhe Marinë, një vajzë të re 16 vjeç, të ëmbël e të bukur, e cila po niset të punojë në një fermë. Ky bie në dashuri me vajzën e re dhe niset të takojë gruan e ve në fshatin Furshë, po nuk e vlerëson këtë kandidate, ngaqë ajo ka tashmë tre pretendentë, të cilët i mban me shpresa më kot e për t’u mburrur. Duke u kthyer të kërkojë të birin, të cilin e ka lënë me Marinë, mëson se kjo e fundit ka ikur befasisht. E gjen dhe e merr nën mbrojtje prej fermerit, ndaj të cilit i ishte dashur të merrte arratinë për t’u shpëtuar sulmeve. Pas kthimit shëndoshë e mirë në shtëpi, që të dy nuk guxojnë t’i flasin njëri-tjetrit për shumë muaj, derisa Zhermeni, i nxitur nga e vjehrra, i del përballë Marisë duke i pohuar dashurinë...
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirt trazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë. Babai i saj koprrac dhe ambicioz tiranizon gruan e vet të druajtur, të mirësjellshme, bijën më të vogël të trembur që studion tej mundësive dhe birin pa burrëri. Katër njerëz mbahen nën darën e pamëshirshme të Brodit... Derisa, si një puhizë nga bota jashtë, që Brodi e përçmonte aq shumë, hyn në skenë një irlandez i ri, tek i cili Meri gjen lirinë e ndaluar dhe që është i vetmi lehtësim për të ëmën dhe motrën e saj... Trazira e një familjeje që nuk funksionon, pjesëtarët e së cilës shkatërrohen dalëngadalë nga ambicia e pazakontë e kreut të saj, Xhejms Brodi. Vlerësuar si libri i humbjes: humbjes së pafajësisë, humbjes së suksesit, humbjes së respektit për veten, humbjes së gjithçkaje të rëndësishme që na formon si njerëz.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në kufirin kritik të moshës, Bernard dë Moprati rrëfen mbi dashurinë. Atë që ka provuar për të kushërirën Edme, gruan e vetme të jetës, ngrohtësinë që ajo i ka dhuruar dhe provat e vështira, në të cilat e ka vënë përpara sesa ta pranonte për bashkëshort. Libri Historia e Mopratëve është një roman mbi arsimimin dhe edukimin në kuptimin më të plotë të termit, ngaqë djaloshi Moprat, i izoluar për hir të trilleve të fatit mes një soji ujqërish, që janë ungjërit e vet, nuk di as të lexojë. Zhorzh (George) Sandi përfiton nga ky personazh ekzemplar për të na zbuluar aspektet e shumanshme të fjalës njerëzore, së cilës i vë përballë këndshëm qenin trupvogël të Markasit “të lindur memec”, i cili nuk begenis të lehë... Nga rrëfimi i zakonshëm te fjala mbrojtëse, nga premtimi te pohimi, të gjitha llojet e ligjërimeve, tërë mënyrat e komunikimit shfaqen në Historia e Mopratëve. Në këtë roman, veprimi i të cilit vendoset në dy Berrinë e shekullit XVIII – dhe që ka një fabul sa filozofike aq edhe historike – rrëfimi na bën të dalim prej natës feudale, duke na tërhequr, përmes një lakoreje të fortë nëpër luftën për liri të Shteteve të Bashkuara, në trojet e një bote të re më pak të padrejtë. Historia e Mopratëve është një roman optimist dhe thellësisht rusojan.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pershkrimi Ky roman është historia e Hans Kastorpit. Veprimtaria e personazheve të tij pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore të Europës përpara Luftës së Parë Botërore.
Price: 2400 Lekë
titleToAlt
Ky roman është historia e Hans Kastorpit. Veprimtaria e personazheve të tij pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore të Europës përpara Luftës së Parë Botërore.
Price: 2600 Lekë
titleToAlt
Plaku Grande nuk është një kurnac i thjeshtë, i pavetëdijshëm dhe maniak, por një njeri shumë i zgjuar, dinak, lajkatar dhe manipulues. Evgjeni Grande me përvojën e jetës së saj është shprehje e dramacitetit të Balzakut. Nga një vajzë e ëmbël e brishtë, e etur për dashuri dhe lumturi, shndërrohet në një makinë të pashpirt të shumëfishimit të parave, në një imitacion të mjerë, deri diku të pavetëdijshëm të përvojës jetësore të babait të saj.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër mbështetet mbi katër personazhe kryesore, dy djem: djaloshi aristokratik Eugjen Onjegin, që vjen në sallonet mondane të kryeqytetit, dhe poeti romantik Vladimir Lenski, i ri aristokrat nga provinca dhe dy vajza, motrat Tatjana dhe Ollga Larina, që banojnë në një provincë me Lenskin, të fejuarin e Ollgës. Dy motrat kanë natyrë të ndryshme nga njëra-tjetra: Ollga është një vajzë e gjallë e çapkëne, kurse Tatjana shpirtbutë e melankolike. Nga ana tjetër Onjegini është një i ri i edukuar sipas modës së aristokracisë franceze të gjysmës së parë të shekullit XIX, ai paraqitet si një "dandi" skeptik, egoist, disi i zymtë dhe i velur nga jeta, me qenë se ndihet i papërshtatshëm me mjedisin ku është rritur dhe disi i "tepërt". Onjegini ka ardhur nga Peterburgu për të kaluar verën në provincë, ku ka pronat e familjes. Këtu ai zë miqësi me Lenskin i cili e prezanton motrave Larina. Tatjana bie menjëherë në dashuri me djaloshin e ri dhe nuk pret që ky t’ia shprehe dashurinë, por ajo e hedh vetë hapin e parë dhe ia shpreh dashurinë Onjeginit në një letër të mrekullueshme, ku shfaqet tërë ndjeshmëria dhe bota shpirtërore e vashës së re. Onjegini ia kthen përgjigjen me një letër të ftohtë e moralizuese, duke i kujtuar asaj se nuk është e udhës që një vashë e re të verbohet nga pasioni.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Një roman me karakter të thellë psikologjik. Në këtë roman nuk kanë aq rëndësi veprimet e personazheve, sesa gjendjet e tyre. Veprimi, ngjarja, ndodhia, domethënë subjekti zhvendoset brenda botës së personazhit. Thelbi i Ema Bovarisë është ëndërrimi i vazhdueshëm, jeta me iluzione dhe zhgënjimi prej tyre. Prej këtij personazhi ka marrë dhe emrin dukuria e ëndërrimit dhe zhgënjimit në jetë (bovarizëm). Për Floberin Ema është viktimë e librushkave romantike pa vlerë dhe e mjedisit meskin shoqëror, por edhe mishërimi i falsitetit, i egoizmit dhe e një trilli sentimental, kështu që ai e simpatizon (më mirë, e mëshiron) dhe e kritikon njëherësh.
Price: 890 Lekë
titleToAlt
Pashko Gjeçi si përkthyes i paarritshëm mund të cilësohet edhe vetëm me përkthimin e një vepre aq të gjerë nga rrokja, aq të pasur nga idetë dhe aq të lartë nga forma artistike siç është kryevepra e Dante Aligierit, e letërsisë italiane dhe e gjithë letërsisë botërore, Komedia Hyjnore, pa qenë nevoja të përmenden përkthimet e tij tjera, disa të njohura nga lexuesi si Odiseja e Homerit e disa të panjohura si Hamleti, Fausti (pjesa e parë), tragjedi nga Rasini etj.etj. Gjithmonë vargje, gjithmonë kryevepra, gjithmonë në mënyrë mjeshtërore! Ç'përfaqëson Komedia Hyjnore dhe përse mjafton përkthimi i saj në gjuhën shqipe me atë cilësi, me të cilën e ka kryer mjeshtri Pashko Gjeçi, për të na bërë ta nderojmë përkthyesin-poet si një ndër figurat më të mëdha të kulturës sonë të të gjitha kohëve? Të gjitha letërsitë kanë nga një figurë qendrore, gjithëpërfaqësuese: letërsia e vjetër greke - Homerin, letërsia latine - Virgjilin, letërsia spanjolle - Servantesin, letërsia angleze - Shekspirin, letërsia gjermane - Gëten, letërsia ruse - Pushkinin, letërsia franceze - Balzakun, në letërsinë tonë - Naimi. Në Ietërsinë italiane kjo figurë qendrore është Dante Aligieri. Në radhë të parë dhe pothuaj vetëm e vetëm për Komedinë Hyjnore. Madje aq simbolike është figura e tij sa ashtu si në rastin e Naimit tonë, ai njihet e citohet jo me mbiemrin, por me emrin e tij. Për më tepër kështu mund të gjesh referencën për të edhe nëpër fjalorët enciklopedikë, jo vetëm ata italianë, ndonëse dihet mirë që fjalorët e mbështetin renditjen e zërave sipas kriterit alfabetik të mbiemrit. Dante është ndër të rrallat përjashtime.
Price: 790 Lekë
titleToAlt
Botimi i një prej kryeveprave të Balzakut, siç është “Xha Gorioi”, nën një përkthim të ri dhe me një vështrim e vlerësim të ri, është një prurje me vlera të veçanta si për penën e Balzakut ashtu edhe për kulturën dhe përkthimet shqiptare. Me këtë përkthim të ri pena balzakiane është ngritur ashtu siç ka qenë dhe mbetet në elitën e aristokracisë dhe të kulturës parisiene.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania