titleToAlt
Gjatë periudhës që jetoi në Paris Anzhelika kishte mësuar shumë në lidhje me qeniet njerëzore. Njerëz që as ta priste mendja e që hiqeshin sikur u përmbaheshin vlerave e parimeve të forta, bënin veprime krejt në kundërshtim me to. Mendoi për vajzat që kishin punuar për të dhe pavarësisht se çfarë bënin për të fituar jetën ato kishin vlera në krahasim me disa që pretendonin se i kishin por në të vërtetë ishin të shthurur. Gjatë atyre gjashtëmbëdhjetë muajve ajo kishte parë me sytë e saj se sa kollaj njerëzit tradhtonin njëri-tjetrin dhe sa e vështirë ishte të mbijetoje në këtë botë. Prej tri vjetësh nga vdekja e të atit ajo kishte marrë shumë mësime. Ishte e pamundur të përfytyronte reagimin e tij për jetën që kishte ndërtuar e bija dhe nëse do ishte krenar që ajo kishte arritur të mbijetonte, apo nëse do t'i vinte thellësisht turp. Shpresonte më shumë për të parën, por kishte disa aspekte, për të cilat as ajo vetë nuk ndihej krenare.. Kishte bërë më të mirën që kishte mundur në rrethana të caktuara dhe shpresonte që nëse ai e shikonte, të arrinte ta kuptonte.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra të autorëve më të njohur në botë përsa i përket tregimeve të shkurtra janë sjellë në shqip të përkthyera nga Roland Gjoza. Antologjia përfshinë zëra të njohur si: Guy de Maupassant, Doris Lessing, Graham Greene, Isaac Babel, Prosper Marimee, Ernes Hemingway, Grace Paley, Paula Fox, Yukio Mishima etj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley. Pas vdekjes së babait, Pa Saltit, një miliarder i pashoq që i birësoi gjashtë bijat nga e gjithë bota, Tigi D'Aplieze, duke i besuar instinktit, shkon në Hajlende, malësinë e egër skoceze. Atje fillon punë, duke iu përkushtuar pasionit të saj: kujdesit për kafshët, në pronën e madhe dhe të izoluar të Kinerdëve, e punësuar nga padroni enigmatik dhe joshës, Çarl Kinerdi. Aty Tigi takon Kalin, kujdestarin e pronës, me të cilin ndan shtëpinë dhe që shpejt do të bëhet një mik i dashur; Zarën, bijën adoleshente dhe paksa rebele të Çarlit; dhe Zed Eszunë, një tip playboy dhe ish-i dashuri i njërës prej motrave. Por, mbi të gjitha, takon Çilin, një cigan plak që duket se di shumë hollësi rreth së shkuarës së saj dhe të gjyshes: Lusia Amaja Albajsini, kërcimtarja e famshme e flamengos. Në hijen e Alhambrës së mrekullueshme, Tigi zbulon lidhjen e saj me komunitetin legjendar të ciganëve të Sacromontes, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës Civile, dhe me "La Candelan", kërcimtaren më të madhe të flamengos të asaj kohe. Nga Spanja, në Amerikën e Jugut dhe Nju Jork, Tigi do të bjerë në gjurmë të së shkuarës së saj të trazuar. Dhe, nën syrin vigjilent të një fallxhoreje të talentuar cigane, ajo do të zbulojë talentin e vet si shëronjëse. Por kur fati duket se i prin udhë, Tigi duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me familjen e gjetur rishtas apo do të kthehet në Kinerd, te Çarli.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Një ndër shkrimtaret më të mëdhaja humaniste të Europës.” The Economist Një ndër veprat më të njohura të Olga Tokarczuk, një ndër shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare botërore: fituese e çmimit Nobel për Letërsinë dhe Çmimit International Man Booker Prize. 2018. Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension e vendosur në një fshat të largët malor ku ajo jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për "shtëpitë verore". pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, Ëilliam Blake. Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze. Fillimisht, policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim. Gati të gjithë viktimat janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu i lidhte pasioni për gjuetinë. Por Janina mendon se vrasja e tyre në të vërtetë, është një lloj ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur gjurmët e gjetura në vendin e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet mund t'i kenë kryer. kafshët! Por kur Dushejko e parashtron këtë teori të saj, në fillim atë e marrin thjesht si një plakë të rrjedhur. por më pas ajo kthehet vetë në një ndër të dyshuarit kryesorë. Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik, i ndërtuar rreth një enigmë, në një stil që të kujton atë të veprave më të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht se një thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i fuqishëm i kritikës sociale.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Prej shumë vitesh, thashethemet për "Vajzën e Moçalit" gëlonin në Barkli Kov, një qytezë e qetë në bregun e Karolinës së Veriut. Nga fundi i vitit 1969, kur djali i pashëm Çejs Endrus gjendet i vdekur, banorët dyshojnë menjëherë te Kaja Klarku, e ashtuquajtura Vajza e Moçalit. Po Kaja nuk është ashtu si e përfytyrojnë ata. E ndjeshme dhe inteligjente, ajo ka mbijetuar prej vitesh e vetme në moçal, të cilin e quan shtëpi, duke zënë miqësi me pulëbardhat dhe duke mësuar nga natyra. Po vjen një kohë kur ajo ka ëndje të dashurojë dhe të dashurohet. Dy djem të rinj nga qyteza intrigohen prej bukurisë së saj të egër dhe Kaja hapet ndaj një jete të re - derisa ndodh e paimagjinueshmja. Përmes historisë së Kajës, Delia Owens na kujton që fëmijëria formëson të ardhmen tonë dhe që të gjithë ne i nënshtrohemi sekreteve të bukura dhe të dhunshme të natyrës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në Berlinin e viteve '30, regjisori i famshëm zviceran Emil Nägeli merr propozimin e jetës: të udhëtojë drejt Japonisë dhe të bëjë nje film ku të shpallet njëherë e mirë dominimi absolut i perandorise naziste të Adolf Hitlerit. Por ndihmësit e tij nuk e dinë që Nägeli po bashkëpunon fshehtazi me disa kritike hebrenj të filmit për të arritur një tjetër synim të krijojë një spektakël monumental, alegorik, modernist për të paralajmëruar botën për lahtarën qe po afrohet. Ndërkohë në Japoni, Ministri i Industrisë filmike Masahiko Amakasu, synon të zbehë influencen në rritje të Hollywoodit dhe të themelojë një epokë të artë të kinemase japoneze duke përdorur regjisorin zviceran. Mbërritja e të fejuarës së Nägelit, nje yll kinemaje dhe po ashtu e gjigandit të filmit Charlie Chaplin që shfaqet çuditërisht i dhunshëm dhe tepër karizmatik - nën sfondin e fillimeve të Luftës së Parë Botërore - i ndërlikojnë së tepërmi planet e Nägelit dhe Amakasus dhe i detyrojnë ata të përballen me demonët e tyre... edhe me shkatërrimin. "Nje fabul madhështore Faustiane dhe një arritje letrare e një zbulimi historik që tani e tutje mund të karakterizohet si Krachtiane.” -Karl Ove Knausgård
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Shtëpia e shtrembër vazhdon të vlerësohet ndër veprat më të arrira të A. Christie. Dëshmi janë edhe përshtatjet e saj të shumta për radio e kinema. Më i fundit ishte filmi me të njëjtin titull (2017), i regjisorit francez Gilles Paquet-Brenner, që u mirëprit nga publiku, shtatë dekada pas botimit të parë të romanit. Fabula e veprës është e thjeshtë. Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës. Pavarësisht prej moshës së thyer, çdokush, që nga familjaret e deri te policia, dyshojnë se vdekja nuk ka qenë natyrore. Dikush e ka helmuar dhe fajtori duket se është pjesëtar i rrethit familjar. Ndërkaq që policia përçapet në kërkim të autorit të krimit, një diplomat i ri, i dashuruar me mbesën e të ndjerit, përfshihet shumë në dritëhijet e hetimit, si dhe në marrëdhëniet e ndërlikuara mes trashëgimtarëve të viktimës. Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 1. Filozofia e përvetësuar hidhet në veprim. Ndaj dhe vëllimi 2 është nga faqja e parë deri në fund, ku shpaloset një furtunë e vërtetë.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Dr. Methju Hilleri po përballet me çastin më të vështirë të jetës. Neurokirurgu brilant ka takuar shumë njerëz të dëshpëruar. Po rasti i radhës nuk është thjesht një pacient që vuan e për të cilin ai ka mbetur shpresa e fundit e shpëtimit. Është Silvia, dashuria e tij e vetme. Tani, martuar me njërin prej burrave më të pasur të botës, ajo ka aftësinë t'i evokojë atij ende të njëjtat ndjenja si shumë kohë më parë në Paris dhe Afrikë. Edhe pse ka kaluar kohë mjaft e gjatë, ai nuk e ka marrë ende veten nga zhdukja e saj e pashpjegueshme në vigjilje të martesës së tyre; mendimet për të e kanë ndjekur nga pas si hije Dr. Hillerin në gjithë këta vjet. Si mjek, ai duhet të përpiqet ta ndihmojë. Si i dashur i braktisur, ai duhet të mundohet ta hedhë pas krahëve të shkuarën e të harrojë. Mirëpo, i kapluar nga dilemat, nuk guxon të mendojë se ç'do të ndodhë, nëse ia del mbanë ta shpëtojë ish-të dashurën e vet nga thonjtë e vdekjes...
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Jackie Collins sjell të gjallë në këtë libër botën e egër dhe seksi të të qenit yll kinematografie. Romanet e saj, tejet fenomenalë në suksesin e tyre, e kanë bërë atë po aq të famshme sa edhe ata që tundin e shkundin botën mbarë, pushtetmbajtësit dhe superyjet, për të cilët ajo shkruan si njohëse e brendshme. Me më shumë se 200 milionë kopje të librave të shitur në më shumë se 40 vende, Jackie Collins eshtë një nga shkrimtarët në majat e lavdisë për libra të shitur. Në një seri librash bestseller sensacionalë, ajo ka shpërthyer tej kapakun e jetës dhe dashuriçkave në Hollivud. Gjithçka është e vërtetë, thotë ajo. Unë shkruaj për njerëzit e vërtetë të maskuar. Nëse ka ndonjë gjë tjetër për të shtuar, është vetëm fakti se po të zbresin personazhet e mi nga piedestali - ajo çka do të shihni do të jetë mjaft më e çuditshme. Në botën e letërsisë ka pasur shumë imitues, por vetëm Jackie Collins mund t'ju tregojë me vërtetësi se çfarë ndodh në të vërtetë në korsinë më të shpejtë të autostradës. Nga dhomat e gjumit në Beverli Hills në një fermë ndanë rrugës së Hollivudit. Nga mbrëmjet e koncertet plot me gurë të shndritshëm e deri në limuzinat e stërgjata dhe vilat e pushtetmbajtësve - kronikat e Jackie Collins pasqyrojnë vetëm të vërtetën.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos e Parisit takojmë një sataniste histerike, një abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet parisiane, Hipolito Nievon, garibaldian, i mbytur në det afër Strombolit, Bordereau-n e rremë të Drejfysit për ambasadën gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit. që do të frymëzojë Hitlerin për kampet e përqendrimit, jezuitë që komplotojnë kundër masonëve, masonë, karbonarë dhe maxinianë që mbysin priftërinjtë me të njëjtin shfrim, një Garibald me këmbë të shtrembëruara nga artriti, plane të shërbimeve sekrete piemonteze, franceze, prusiane e ruse, masakra në një Paris të ditëve të Komunës ku edhe minjtë hahen, kama të mprehura dhe fundërrina që bëjnë plane për të vënë bomba e për të nxitur revolta në sheshe, noterë falsifikatorë, testamente të sajuara, vëllazëri djallëzore dhe mesha të zeza. Një material i shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të viteve Nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollesi. Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara, Madje edhe protagonisti bën gjëra të vërteta, përveç faktit që bën shumë, sepse ndoshta këto i kanë bërë autorë të ndryshëm. Po kush e di, ndoshta kur je në rrethet e shërbimeve sekrete, agjentëve te dyfishtë, kundërvajtësve zyrtare dhe mekatarëve fetarë, gjithçka është e mundur. Edhe që i vetmi personazh i trilluar i kësaj historie të jetë më i vërteti nga të gjitha dhe të ngjajë si dy pika uji me të tjerë që jetojnë sot.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Vepra e katërt e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Një nga të tre, Belaja, E dala huq, Mashtrues pa dashje, Shpifja, Shkrepesja suedeze, Nata e krishtlindjes, 7500, Komediani, Hakmarrja e femrës, Në gjueti, Oh! Gra, gra!, Perpetuum mobile, Leximi, Trifoni, Njeriu krenar, U grind me gruan, Kirurgia, Kultura e përgjithshme, Provimi i ngritjes në detyrë, Lotët që s'i pa bota, Në varrezë, Lumturia e grave, Dasma e kuzhiniores, Muri, Në dhe të huaj, Kaposhi i detit, Porosi për ata që duan të martohen, Ninocka, Qeni i shtrenjtë, Martesat pas 10-15 vjeteve, Pleqëri, Pasqyra, Propozimi, I jashtezakonshmi, Shshsht, Mullis, Oratori, Jubileu, Vanjka, Ishte ajo, Fundi i mirë, Sirena, Zinoçka, Doktori, Hakmarrësi, Mesimet e shtrenjta, Kriza, Këpucari dhe qoftëlargu, Hajdutët, Gusevi, Tregimi i nje të panjohuri, Studenti, Ne karro, Mes miqsh Njeriu në kallëf, Rast nga praktika, Në përrua, Peshkopi, Letra.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e tretë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Kosa e gjelber (Një roman i vogël), Takimi u bë, por, Lulet e vonuara, Budallai, Vëllaçkoja, Një natyre misterioze, Dinaku, Kuvendimi, Hajduti, Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, Vjehrra avokate, Provimi i greqishtes së vjetër, Maçoku, Si u lidha me martesë, Një herë në vit, Djalka i lig, Paja, E bija e albionit, Skllavi ne lirim, Tutori, E çoi në vend porosinë, Përshpirtja, Pjese nga ditari i një lëneshe, Në det, Mysafiri, Gënjeshtarët, Kryefamiljari, Hapi serioz, Koristja, Rara avis, Fatkeqësia e tjetrit, Bashkëshorti, Fatkeqesia, Çorapi rozë, Vogëlsi jete, Hetuesi, E puthura, Drama, Telashi, Pa titull, Dua gjumë, Bukuroshet, Ditëlindja, Një histori e mërzitshme, Historia e një ndermarrjeje tregtare, Pavioni nr. 6, Ariadna, Pecenjegu, Në folenë prindërore.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e dytë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Ai dhe ajo, Dy skandale, Idili! Ah e uh!, Pasqyra shpërfytyruese, Gëzimi, Rrëfimi, Mënyra e vetme, Hipnotizuesi, Ikja, Gruaja pa paragjykime, Falënderuesi, Qullacja, Martesa me prike, Midhjet, Pema e vitit të ri, Qejfprishuri, Bëzhdila, Njëri më i mire se tjetri, I pashpresi, Jeta është e mrekullueshme, Gjahtari i çifligarit, Parathënie e domosdoshme, Zonjat, I njohuri, Ilumturi, Në vile, Nga mërzia, Tmerret, Farmacistja, Të tepërtit, Fshehti, Kazaku, Takimi, Basti, Dueli, Frika, Vrasja, Shtepla me pullazine, Pas krishtlindjes, Muzhikët, Shpirtka, Prishje drejtpeshimesh
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e parë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Në ndjeksh dy lepuj, nuk kap asnjërin, Babushi, Gjithçka mori fund, Një histori e ndyrë, Zonja, Malli i gjallë, Dy njerëz brenda në një, Në gozhdë, Këshilla, Shampanja, Lypsari, Një histori e ndyrë, Kashtanka, Rast nga praktika gjyqësore, Vdekja e nëpunësit, I trashi dhe i holli, Kameleoni, Maska, Kapteri Prishibejev, Uniforma e kapitenit, Bashkëbisedimi njeriut me qenin, Heqja e gradës, Sorsa, Mbiemer kali, Fëmijët, Pikëllimi, Anjuta, Shakaja, Agafia, Ujku, Torturat e Vitit të Ri, Stepa, Pilivricka, Pas teatrit, Fragmenti, Komshinjtë, Mësuesi i letërsisë, Bashkëshortja, Jeta ime, Zonja me kone.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Gjimnazi ka mbaruar dhe Emili Stari është gati për të gjetur fatin e vet.. por ajo nuk ështe dhe aq e gatshme për të lënë sigurinë e fermës "Hëna e re” . Ajo e di që nuk i nevojitet Nju-Jorku ose vende të tjera ekzotike për ta ndihmuar që të bëhet një shkrimtare e famshme. Dhe, ndërsa të gjithë miqtë e saj largohen për të ndjekur synimet e tyre në vende interesante, ajo pyet me vete nëse ka bërë zgjedhjen e duhur.Ajo kalon një sëmundje shkatërruese, ndërkohë që merr njoftime refuzuese nga botuesit e shumtë. Ka dy gjëra për të cilat Emili Starri është e sigurt: ajo do të bëhet një shkrimtare e madhe dhe bashkë me Tedin do të pushtojnë boëen. Por, kur Tedi largohet nga shtëpia për të ndjekur qëllimin e tij që të bëhet piktor në Shkollën e Dizajnit në Montreal bota e Emilisë shembet. Pas largohet Tedi, Emilia pranon të martohet me një burrë që nuk e do dhe përpiqet t'i dëbojë të gjitha mendimet për të. E mërzitur por e vendosur për të fshehur ndjenjat e veta, ajo perkushtohet tërësisht perfundimit të romanit të vet Ajo duhet të rrëmojë në zemrën e vet për të kuptuar se çdo të thotë të jesh një shkrimtare e vërtetë dhe e kupton se kërkimi nga ana e saj dashurisë dhe e lumturisë nuk ka mbaruar ende.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Emili Starr kishte lindur me dhuntine për të shkruar. Meqenëse ishte një jetime që jetonte në fermën "Hena e re", të shkruarit e ndihmonte që të kalonte kohët e vështira dhe vet mine. Tani, kur të gjithë miqtë e saj po largohen për të vazhduar shkollën e mesme në Shrjusbëri, tezja e saj tiranike tradicionale do ta lejojë të shkojë vetem nëse ajo premton që të mos shkruajë më. Sapo mbërrin në qytet, veprimtaria e Emilise e bën gjithë Shrjusbërin të gumëzhijë nga thashethemet. Por Emilia dhe miqtë e saj kanë besim te vetja. Ilsi është një aktore e lindur, Tedi është i vendosur të bëhet artist i madh, kurse i shkathëti Perri mund të bëhet nje avokat i shkël- qyer. Emilia fillon të botojë poemat e saj dhe të shkruajë për gazetën e qytetit, ndërkohë që bashkë me suksesin nis të shfaqet edhe dashuria e saj e parë. Më pas, Emilisë i jepet një mundësi shumë e mirë dhe asaj i duhet të vendosë nëse do ta ndryshojë jeten saj njëherë e përgjithmonë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Emili Starr kishte lindur me dhuntine për të shkruar. Meqenëse ishte një jetime që jetonte në fermën "Hena e re", të shkruarit e ndihmonte që të kalonte kohët e vështira dhe vet mine. Tani, kur të gjithë miqtë e saj po largohen për të vazhduar shkollën e mesme në Shrjusbëri, tezja e saj tiranike tradicionale do ta lejojë të shkojë vetem nëse ajo premton që të mos shkruajë më. Sapo mbërrin në qytet, veprimtaria e Emilise e bën gjithë Shrjusbërin të gumëzhijë nga thashethemet. Por Emilia dhe miqtë e saj kanë besim te vetja. Ilsi është një aktore e lindur, Tedi është i vendosur të bëhet artist i madh, kurse i shkathëti Perri mund të bëhet nje avokat i shkël- qyer. Emilia fillon të botojë poemat e saj dhe të shkruajë për gazetën e qytetit, ndërkohë që bashkë me suksesin nis të shfaqet edhe dashuria e saj e parë. Më pas, Emilisë i jepet një mundësi shumë e mirë dhe asaj i duhet të vendosë nëse do ta ndryshojë jeten saj njëherë e përgjithmonë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Emilia e Hënës së Re e pasqyron jetën nëpërmjet syve të Emili Starrit, një vajzë e mbetur jetime, e cila, pas vdekjes së prindërve, shkon që të banojë tek tezja e saj. Ngjarjet në roman janë më tepër realistë sesa te romani i famshëm "Ana flokëkuqja". Vetë autorja, L. M. Montgomery, e vlerëson Emili në shumë pranë personalitetit të saj dhe mjaft nga ngjarjet që zhvillohen në roman, përkojnë me jetën reale të autores. Edhe romani Emilia e Hënës së Re është jashtëzakonisht i vlerësuar nga kritika. Ai tashmë është i përkthyer në mbarë botën dhe renditet në kolanën e librave klasikë për të rinj. Ky roman vazhdon edhe sot e kësaj dite të ribotohet në mijra kopje në mbarë botën.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Emilia e Hënës së Re e pasqyron jetën nëpërmjet syve të Emili Starrit, një vajzë e mbetur jetime, e cila, pas vdekjes së prindërve, shkon që të banojë tek tezja e saj. Ngjarjet në roman janë më tepër realistë sesa te romani i famshëm "Ana flokëkuqja". Vetë autorja, L. M. Montgomery, e vlerëson Emili në shumë pranë personalitetit të saj dhe mjaft nga ngjarjet që zhvillohen në roman, përkojnë me jetën reale të autores. Edhe romani Emilia e Hënës së Re është jashtëzakonisht i vlerësuar nga kritika. Ai tashmë është i përkthyer në mbarë botën dhe renditet në kolanën e librave klasikë për të rinj.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Sikundër nënkuptohet dhe nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar një roman për dashurinë, Për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashurinë rinore, dashurinë bashkëshortore, dashurinë romantike, dashurinë e mishit, dashurinë madje edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër , ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për t'i shpëtuar persekutimit fetar arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron, me të cilin do të ketë një vajzë, Esterin. Shumë e bukur, inteligjente dhe ambicioze, kjo vashë e re bëhet kira (shitëse ambulante, po jo vetëm) e haremit të Stambollit dhe falë miqësisë me Hyrremin, gruan e parë te sulltanit, ia del të kthehet në një prej personazheve më me ndikim e të fuqishëm të Perandorisë Otomane. Po dashuria e saj per Burakun pengohet nga e ëma dhe shtyhet drejt nje fundi fatal e tragjik. Do të arrijë e bukura Ester të shpëtojë veten nga konspiracionet e oborrit dhe nga intrigat politike, apo do të detyrohet të mbytet në fatin e trishtë, që u ka rënë për pjesë të gjitha grave të familjes së saj? Një shekull dashurish, luftërash e intrigash oborri, parë nga sytë e grave më pasionante e të angështuara të familjes de Toledo.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Pavdekësia rrëfen ngjarje në dy periudha kohore: Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani "Narcisi dhe Gojarti", me nëntitull "Histori e një miqësie", është një prej veprave më të suksesshme të shkrimtarit të shquar Herman Hese. Qysh kur u botua për herë të parë, në vitin 1930, ajo u vlerësua nga kritika si një vepër në vazhdën e traditës së romanit edukativ gjerman. Historinë e miqësisë midis Narcisit të talentuar, erudit e asket, dhe Gojartit, një artist endacak e gjenial, autori e vendos në mesjetën legjendare të katolicizmit manastiror, e cila është një prej epokave historike më të parapëlqyera në krijimtarinë e tij letrare. Narcisi e ndien se prirja e mikut të tij nuk është jeta prej murgu, dhe e ndihmon që ai të zgjedhë rrugën e vet. Dhe kështu nis për Gojartin jeta endacake, nisin aventurat e tij dashurore. Tomas Mani, duke vlerësuar lart këtë vepër të Herman Heses, thotë: "... një libër i mrekullueshëm, me një mprehtësi të rrallë poetike, me një përzierje elementesh të romantizmit gjerman e të psikologjisë moderne, madje edhe të psikanalizës frojdiste, një roman krejt i veçantë për sa i takon çiltërsisë dhe përmbajtjes interesa nte." Nisur nga ngjarjet mjaft tërheqëse dhe nga bukuria mahnitëse gjuhësore, kritika letrare e cilëson këtë roman si një vepër të madhërishme, plot dashuri e vuajtje, plot lumturi e fatkeqësi, si një libër që mbetet gjithmonë aktual dhe që të shoqëron përherë në rrugën e gjatë e të vështirë të jetës.
Price: 1200 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania