titleToAlt
Në vitin 2010 po vizitoja të afërmit e mi në Londër. Kushëriri im i dytë, Ernesti, së bashku me gruan e tij, Daivan, që në atë kohë punonte si atashe kulturore në Ambasadën e Lituanisë në Mbretërinë e Bashkuar, me mirësjellje më sugjeruan që të qëndroja tek ata dhe të shikoja qytetin, meqë nuk e kisha vizituar më parë. Një ditë, vizituam Muzeun Perandorak të Luftës, dhe rastësisht, aty hasa diçka që më tronditi, më pikëlloi dhe më bëri të ndieja turp. Në pjesën kushtuar Holokaustit, është një diagram që tregon ku dhe sa hebrenj janë vrarë në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe në atë diagram gjeta edhe qytezën time fatkeqe, në veri të Lituanisë, ku ishin shënuar vetëm numrat dhe thjesht këto fakte: 1.160 hebrenj janë vrarë aty nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Nuk di si ta shpjegoj, por papritur u ndieva i demaskuar. Për dyzet e pesë vjet nuk kisha pasur fare interes për këtë temë, e kisha shmangur, i kisha bërë bisht sepse, me shumë gjasa, i isha trembur së vërtetës. Tani e vërteta kishte marrë formë dhe ishte paraqitur në trajtën e fakteve të pandryshueshme.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli, që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet, me germa të blerta, "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë". Atë ua ka lëshuar komisari i Republikës për Parisin. Niveli i paaftësisë së tyre, në përqindje, është 80 %. Komisari i Republikës, që nuk ushqen asnjë iluzion lidhur me zhvillimin e tyre, ua ka lëshuar si dokument "të përhershëm". Karta është me fotografi. Kokën e kanë të çuditshme, vështrimin të përhumbur... Çfarë po mendojnë ? Karta e tyre ende më shërben. Nganjëherë e vë te xhami i përparmë i makinës kur e kam parkuar keq. Falë tyre, i shmangem ndonjë gjobe. Maria, ime bijë, u tregoi shoqeve të klasës që ka dy vëllezër handikapatë. Ato nuk deshën ta besonin. I thanë që s'ishte e vërtetë, që ajo po shiste mend. Ku do shkojmë o ba? është botuar nga Editions Stock në 2008 dhe është fituese e çmimit Femina në Francë. Dy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, humor i zi, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i veprës autobiografike të Jean-Louis Fournier e që vazhdon të zgjojë debate të shumta te lexuesit...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Londër, viti 1926: gruaja shtatzënë e Henri Tuistit largohet nga shtëpia për të takuar një mikeshë. Rrugës, tragjikisht përfshihet në një aksident që i sjell vdekjen e menjëhershme, megjithëse për mrekulli, fëmija i saj mbijeton. Henri mbetet fillikat përveç foshnjës së vogël–një baba beqar në një botë ku të tillë baballarë janë shumë të rrallë. I terrorizuar nga një frikë paralizuese se dikush mund t’ia rrëmbejë atë, ai nxiton ta strehojë vogëlushen e porsalindur në shtëpi. I sfilitur nga faji dhe frika, përpiqet të qëndrojë larg syve kureshtarë të botës. Por një mbrëmje, një njeri i pazakontë, hije, i drejtohet Henrit me emër. Burri thotë që ka humbur kujtesën, por e vetmja gjë që mban mend është se e quajnë Xhek. Henri e gjen veten të dyzuar mes frikës, por edhe mes një tërheqje të pazakontë ndaj Xhekut, dhe sa më shumë kohë kalojnë së bashku, aq më shumë Henri e ndien që ky burrë i sjell një lloj jehone të gruas së tij të vdekur. Mënyra si sillet, gjërat që ai thotë... Kështu Henri pyet veten, mos është rikthyer gruaja e tij? A është Xheku thjesht pjellë e fantazisë së tij, pasojë e dëshpërimit? Apo mos ka rënë pre e një batakçiu të regjur? Kush e ka dërguar atë në të vërtetë? “Me ndjeshmëri të madhe dhe përkundër sfondit të pasur të viteve 1920 në Londër, Rebecca F. John na tërheq në intimitetin e një rrethi të ngushtë miqsh, të çekuilibruar pas vdekjes së papritur të Rubi Tuistit. Libri eksploron se si, në një përpjekje për të gjetur ngushëllim, pikëllimi na bën të brishtë duke lejuar të sodisim ato mundësi që deri pak më parë ishin të pakonceptueshme. Në zemër të këtij romani ka mistere që janë çuditërisht imponuese, ndërsa psikologjitë e personazheve tërhiqen aq bukur, saqë në fund të librit u ndjeva e përndjekur nga largimi i tyre. I qetë, prekës dhe i garantuar për të lënë një përshtypje të mirë, “Përndjekja e Henri Tuistit” është një libër magjepsës, një perlë që duhet lexuar.” – Clare Wigfall “Proza e Rebecca F. John-it është e gjallë dhe tejçon një vrojtim inteligjent. – Sarla Langdon, Swansea Bay
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Historia është si një kështjellë. Bedeni i një fakti të dokumentuar pasohet nga një hapësirë boshe pas të cilit vjen një beden tjetër, e kështu me radhë. Sa më e vjetër të jetë një kështjellë, aq më të çrregullta janë bedenat; disa prej tyre madje, me kalimin e kohës bien, duke bërë që hapësira boshe të zgjerohet, duke formuar shpeshherë një hendek gati-gati të pakapërcyeshëm. ...Në tullat e vjetra të historisë, gjenden ende gjurmët e gjakut të mpiksur të duarve që i kanë ngritur, por ato nuk duken, sepse tullat vendosen njëra mbi tjetrën.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
adibas 2020
Lufta në Gjeorgji po shkon drejt fundit, por ende avionët luftarakë rusë fluturojnë në qiell, dhe disa, bomba që bien rrallë, nuk shkaktojnë dëme të mëdha... Shakoja, një gazetar i njohur cinik është duke vëzhguar masakrën dhe degradimin e reklamave të firmave të njohura në botë, se si po sundojnë në tregun kaotik të Gjeorgjisë. "Adibas" është një satirë tragjike që e vë gishtin mbi plagën e falsifikimit masiv të brandeve të njohura, seksit, dha masakrës që i bëhet konsumatorit vendas. Një "roman lufte, Pa luftë", i vendosur në sfondin e një mashtrimi të madh dhe degradimit të individit.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Hana mbas pesëmbëdhjetë vitesh largimi kthehet ne Vlatava në vendlindjen e saj. Fshati do të përmbytet nga baseni i një termocentrali, por... bashkë me fshatin do të përmbyten edhe kujtimet e Hanas. Ngjarjet janë vendosur në mesin e viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar... Gjaku i peshkut është për fëmijët dhe prindërit, për dashurinë dhe urrejtjen, për krizat familjare, për gabimet... është një libër që të mëson si të falësh. Në bashkëudhëtimin me këtë libër duhen mbajtur mend dy këshilla të rëndësishme. Këshilla e parë: Tregoni gjithmonë vetëm të vërtetën për gjithçka, në të gjitha rrethanat. Këshilla e dytë: Mos qaj dhe mos u trishto për të shkuarën. Gjithçka që ka ndodhur dhe të mungon i takon një kohe që nuk kthehet më.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Nora shpresonte që Xhoja të vinte ta shihte tek largohej dhe kishte shpresuar që dielli do ta verbonte aq sa ajo të përkulej e të dilte në një rrugë anësore, jashtë rrezes së Manhatanhenxhit. ...Treni shkëlqente nga boja e zezë e freskët dhe përçinat e shndritshme të vendosura në një distancë të përsosur. “Të gjithë në bord”, thirri faturinoja dhe Nora shtrëngoi kolonën. Në të njëjtën kohë, byzylyku i saj me hajmali rrëshqiti poshtë kyçit, atij kyçi që ishte po aq i zbehtë dhe i lëmuar sa ç’kishte qenë në mëngjesin e 5 dhjetorit të 1925-ës. Me kokën varur dhe lotët që i rrëshqisnin butë, ajo i tha vetes se pas çdo muaji që kalonte, do ishte gjithnjë e më e sigurt se kishte bërë gjënë e duhur duke u siguruar që Xhoja qe nisur—dhe sërish po bënte gjënë e duhur që nuk e kishte thirrur atë përsëri... Ndonjë ditë mund të kishte një dashuri tjetër në jetën e saj, një jetë të cilës do t’i jepte fund pasi të kishte shijuar çdo pikëz gëzimi që mund të gjente në të. Por askush nuk do krahasohej dot me Xhonë. Nuk mund të ekzistonte një burrë tjetër me atë kombinimin e tij të rrallë e të mrekullueshëm të dashamirësisë dhe forcës. Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të Manhatanhenxhit që do ta zgjidhte vetë, kur të kapërcente pragun e dhimbjes në atë që supozonte se do të ishte ose errësirë e plotë ose ndonjë lloj tjetër drite.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Kjo këngë, është rrëfimi i historisë intime të Denizit dhe Xhihanit. Ata takohen në universitet, në Ankaranë e vitit '70 dhe kanë një pasion të përbashkët-muzikën. Në ditët më të errëta të shtatorit të viteve '70, marrëdhënia mes tyre merr drejtime të ndryshme, për shkak të trazirave politike. Pas tridhjetë vjetësh, romani na rikthen në një dimension tjetër, por me të njëjtin pasion si në rini, që lexohet në sytë dhe zemrën e dy njerëzve-njëri është Xhihani, i cili tani është në moshën e pjekurisë, dhe tjetra, është një e huaj por edhe një e njohur njëkohësisht. Aral i përshkruan ngjarjet në sfondin e një vendi tjetër, njerëz të tjerë, të rinj dhe një politikë krejt e ndryshme nga ajo e tridhjetë viteve më parë. Në romanin Kur këndove këngën tënde, Inci Aral i jep lexuesit një roman melodioz, një histori dashurie dhe nostalgjie të shkruar me ndjenjë, pasion dhe mjeshtri. Temat dhe subjektet e prozës së Inci Aralit përqendrohen kryesisht në emocionet, dukuritë social-kulturore dhe të trashëgimisë, në problemet e identitetit, të dashurisë, të drejtave dhe lirive të grave, dhe rolin që ato luajnë në mbarëvajtjen e familjes dhe të vetë shoqërisë. Edhe pse gratë janë fokusi kryesor në shumicën e romaneve dhe tregimeve të saj, ajo nuk e anashkalon dhe shpërfill pozicionin dhe ndikimin që kanë meshkujt sot në ndërtimin e një shoqërie të emancipuar. Aral i sheh në një marrëdhënie bashkëveprimi të ngushtë të dy gjinitë, sepse beson se harmoni është elementi vendimtar për të krijuar standardin e duhur dhe lë gjurmë të rëndësishme në historinë e shoqërisë. Inci Aral është fituese e shumë çmimeve letrare të rëndësishme.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
I ulur në kafen “Mokaba”, ai vështron rreth e qark duke përthithur zbrazetiren e sheshit. Ndonëse është mars, vazhdon te ndjehet dimri. Ushtarë me uniforma të gjelbra ecin lart e poshtë, duke ndaluar para shatervanit, ku disa njerëz diç lexojne, me shikimin tretur larg në horizont duke lëshuar shtellunga avulli. Nga Centrum Ëarenhaus njëra pas tjetrës dalin gra me çanta në sup, dhe ushtarët i studiojnë me kujdes kur ecin derisa hijet e tyre zhduken tërësisht. Erik Kseri nxjerr portofolin për të kontrolluar sa para ka dhe mendon se me ato mund të porosiste shumë më tepër nga çfarë ofronte menuja. Gruaja e re me floke te verdhë, i afrohet dhe e pyet nëse do të merrte diçka. Një lëng portokalli dhe një gotë ujë. Sytë e saj ngjajnë me dy statuja të braktisura në një vend të hapur, të njëjtin vështrim e kishte hasur poshtë në metro para se ta gjente veten në shesh... Edhe në pikën e kontrollit "Çarli”, ai kishte vënë re të njëjtin shikim në sytë e ushtarëve që i kishin kontrolluar pasaportën. Edhe atje qielli ishte gri dhe heshtja e rëndë. - Në çfarë ore del nga puna? Sytë e saj u zhytën në mendime ndërsa ai buzëqeshi me ëmbëlsi.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pas suksesit ndërkombëtar me librin "Princesha: më shumë lot", Jean Sasson dhe Princesha Sulltana i rikthehen bashkëpunimit duke i sjellë lexuesit sekretet e ndërmarra nga vetë Princesha dhe rrethi i miqve të saj, për të shpëtuar jetë grash që vazhdojnë të viktimizohen çdo ditë, të skllavërohen dhe abuzohen brutalisht, fizikisht e psikologjikisht. Në këtë libër janë rrëfyer sekretet e Dr. Meenas, e cila i ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, sekretet e mamasë së braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga vetë Princesha, sekretet e jetëve të cilat jetojnë brenda mureve të pallatit mbretëror, si dhe të viktimave të tjera të pafajshme - gra nga Pakistani, Siria, Libia dhe ato që jetojnë në kampet e refugjatëve në Turqi - të cilat vuajnë pasojat e tmerrshme të luftës në rajon, me Jemenin e shkrumbuar dhe terrorin e shtetit islamik. “Princesha: më shumë sekrete." do të tërheqë edhe më shumë lexues të cilët kanë kureshtje për të mësuar më shumë për jetën e familjes Mbretërore Saudi, për luftën e Princeshës Sulltana dhe të mikeshave të saj për të drejtat e grave në Lindjen e Mesme, si dhe për të zbuluar një “botë" mbi të cilën, shpesh kemi informacione të gabuara.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
A mund të ketë arsye më të forta se dashuria dhe urrejtja? "Dashnorët poshtë Danubit", është një histori dashurie dhe pasioni në Budapestin e pushtuar nga nazistët, është një dramë e ndërlikuar, e dy personazheve të divorcuar që ritakohen në rrethana ekstreme. Romani "ngacmon një nga plagët e pashëruara të shekullit XX, genocidin e ushtruar ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një kënd vështrimi i ndryshëm nga ai i librave të historisë. "Dashnorët poshtë Danubit" është një marrëdhënie e tensionuar e dy çifteve për mbijetesë në kulmin e luftës, është një apologji e dashurisë përballë kërcënimeve të vdekjes. Budapest, 1944. Në Evropën e shka tërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s'e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë. Të dy botët do të hyjnë në një konflikt të heshtur i cili do ta ndryshojë në mënyrë dramatike jetën e personazheve. Teksa Bora pret çdo ditë vizitën e oficerit nazist i cili kërkon një portret nga piktori i shquar, të burgosurit poshtë e gjejnë shpëtimin te kënaqësia e dashurise, lidhja më e pastër me jetën përballë grackës së vdekjes. Kthesat e papritura të fatit do t'i detyrojnë Borën dhe Margen të mërgohen në Argjentinë, ku jeta do ti befasojë dhe do t'i tmerrojë përsëri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
paladium 2019
Fjalë nga autori: “Paladium është historia ime e disa ditëve; ku pa asnjë shkak, përfundova i paralizuar kokë e këmbë, në pamundësi për të lëvizur qoftë edhe një muskul të vetëm; i braktisur nga të gjitha shqisat dhe çdo mjet komunikimi tjetër me botën e jashtme. Është drama dhe frika e një udhëtimi përtej kufijve të largët të ekzistencës njerëzore, territoreve të sunduara nga dhuna, vdekja, poshtërimi dhe seksi... Paraliza është një gjendje si të shkelësh mbi xhama të thyer. Një portë e mbyllur krah botëve të tjera; me prostituta dhe demonë, me burra që kanë humbur dinjitetin, me infermierë dhe krijues iluzionesh; të hedhura së bashku në një shakullinë urrejtjeje dhe shthurjeje. Një botë maniake, e tmerrshme: bota ime. "Paladium" është aksesi im në këtë udhëkryq; një ekspeditë në tokën e të vdekurve nëpërmjet nënndërgjegjes; që rrëmon në rrënjët e tronditjes dhe letërsisë, në një vend ku jeta jonë i imponohet vetes dhe kruspullohet së bashku me një mori historish të ndryshme që duhen rrëfyer.” Ky libër tregon historinë e vërtetë të një burri 29-vjeçar të paralizuar totalisht, i burgosur brenda trupit të tij dhe që varet nga të tjerët pë gjithçka. Është një udhëtim në thellësi të pavetëdijes dhe errësirës së saj, një udhëkryq pasqyrues i populluar nga halucinacione dhe iluzione delirante, eksplorimi i skutave të paparashikuara që zbulon sëmundja. Një përvojë befasuese njerëzore dhe letrare.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
"Zahok" është ndër romanet e rralla sot, që përmban gjithçka në përmasat e duhura: një histori të pasur, një strukturë me shumë ngjyra, zëra origjinalë të personazheve, një gjuhë që të emocionon, një përzierje me finesë të së kaluarës me trillimin. Madje ai tingëllon edhe si një aluzion i eposit iranian nga i cili merr edhe titullin disi misterioz. Romani rrëfen një histori njerëzore të dhunshme, ku "forca e pushtetit të detyron që të heqësh dorë nga idealet, që të sakrifikosh jetën për ata që janë rretheqark teje... rrëfen një histori që mund të ndodhë në çdo vend dhe në çdo kohë, atje ku ligji nuk egziston. — Gorki media
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Viki [Viktori] 10-vjeçar është një fëmijë i llastuar dhe i trazovaç i cili jeton në Pragë me mamanë e tij, Hanën, një aktore teatri, e cila përpiqet fort të menaxhojë jetën e saj, duke mos lënë pas dore edhe edukimin e të birit. Asaj i ofrohet të luajë një rol të rëndësishëm në një serial filmik që do të xhirohet larg Pragës. Që të mund t'i kushtohet totalisht këtij roli ajo e dërgon të birin të qëndrojë tek mamaja e saj në fshat, duke mos i marrë në konsideratë kundërshtimet e tij. Viki ndihet i "mashtruar dhe i tradhtuar" njëkohësisht dhe dëshpërohet akoma më shumë nga gjyshja e tij e rreptë, e cila me sa duket është e qarta në kërkesat e saj. Historia rrjedh duke i ndërthurur jetët e këtyre personazheve, ndërsa arrijmë të kuptojmë se marrëdhëniet e ngushta familjare dhe dashuria e ndërsjellë dhe pa kushte përbëjnë një bazament të fortë që të mbështetesh dhe të jep forcë për të përballuar të gjitha sfidat e jetës. "Autorja vërteton të gjitha pikat e saj të forta në këtë roman. Ajo është një psikologe e mirë dhe e njeh botën e personazheve, të cilët janë realë dhe mjedisi në të cilin i vendos ata është mjaft bindës. Gjuha që autorja përdor dhe veçanërisht dialogjet janë brilantë. Petra Soukupova është në kulmin e arritjeve të saj." —Milan Sefl Tydenik Rozhlas "Kjo shkrimtare e talentuar çeke na surprizon përsëri me këtë vepër. Ajo mbetet një vëzhguese shumë e mirë e marrëdhënieve njerëzore dhe shkruan shkurt dhe saktë me një gjuhë që nuk tingëllon aspak artificiale. Petra nuk stërhollohet në figurat letrare dhe "refuzon" që të marrë rolin e gjykatëses së personazheve. Teksti i saj mbart në vetvete një stilistikë të veçantë dhe i njeh mirë rregullat e romanit. Kjo është arësyeja që ky roman të mbetet gjatë në kujtesë" —Lubomir Jasko Knihy na dosah
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Doli nga rruga kryesore, sipas udhëzimeve që i kishin dhënë dhe eci drejt pikës më veriperëndimore të Irlandës. Çuditërisht aty rruga ishte edhe më e ngushtë, pothuaj aq sa rrugica e makinave përpara shtëpisë së saj. Po si kishte mundësi që nuk i kishte shkuar asnjëherë mendja te ndonjë lidhje e mundshme, pyeste veten. Si kishte mundësi që një grua të jetonte me një burrë për kaq gjatë e të mos dyshonte kurrë? Më e pakta, dukej si një akt madhështor naiviteti, prirje për të harruar. Por mendoi që e dinte përgjigjen edhe pa e bërë fare pyetjen: Një tradhtar i përkushtuar nuk shkakton fare dyshim, kuptoi, pasi me të vërtetë që nuk do që të zbulohet….”
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin. Kur në skenën e krimit vjen Colomba Caselli, ajo kupton se në rindërtimin e ngjarjes ka diçka që nuk shkon. Colomba është tridhjetë vjeçe, është e Bukur, atletike, dhe me karakter të fortë, por nuk është më në shërbim. Ajo ishte larguar nga detyra pas një ngjarjeje tragjike ku kishte qenë dëshmitare. Megjithatë, nuk i reziston dot tundimit të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të jetë një police, një ndër më të mirët. Shefi saj e di këtë, ndaj dhe i kërkon që të vazhdojë hetimet pa tërhequr vëmendje, duke e vënë në kontakt me Dante Torre-n, që njihet si  njeriu i silosit , një ekspert për personat e zhdukur dhe fëmijët e abuzuar. Ai është një gjeni, me aftësi të pabesueshme eduktive, por edhe me fobi dhe paranoja shqetësuese.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Detyrimisht, mbetet vetëm kujtesa e trupave tanë për t'u provokuar, eksploruar, inspektuar, kontrolluar e gërmuar thellë, deri në palcën e saj që rrezaton tinëzisht jashtë kohës e hapësirës, por, mjerisht, kujtesa e kurmit tënd, tani që nuk të kam më pranë fizikisht e ndihem shpirtërisht i verbër, shurdh, memec e cung, nuk mund të më ndihmojë në këtë drejtim çoroditës por të dobishëm, kështu që do të bëj çmos ta detyroj trupin tim të lodhur, ndoshta të velitur, por asnjëherë të ngopur nga dashuria hon e thellë që ka njohur, provuar, shijuar, përvetësuar e përjetuar. Edmond Tupja në librin e tij “Tingujt e trupit tënd”
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja e parë e poetes Luljeta Lleshanaku e botuar në Britani, është një zbulim. Poezitë janë të pazakonta dhe kumbuese në këto përkthime, të mbushura me objekte dhe shpirtra, të transformuara në diçka flatruese, të ngjashme me metaforat e Shagallit. Gjuha këtu, si në prozën e Gogol -it, është një mënyrë për të krijuar nje jetë të re dhe një destinacion të ri, që të shpie përpara dhe jashtë kësaj bote gjysëm misterioze dhe ciklike. Hapësira në poezitë e saj, është si pika zero që mund të shohë vetëm jashtë vetes, në të gjitha drejtimet njëkohësisht. Por poetja sheh brenda përtej paradoksit, dhe në vend të gjykimit, ajo gjen pranim. Një shprehje e zakonshme në këto poezi, mund të zbulojë një konkluzion abstrakt krejt të paparashikueshëm.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një mëngjes, Gemma lë jetën e saj të zakonshme dhe hipën në një avion, duke marrë zvarrë (në sensin figurativ), një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar me emrin Pietro. Destinacioni është Sarajevo, një qytet kufitar ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ende i pa rimëkëmbur nga luftrat e një të kaluare të dimbshme akoma të afërt. Në aeroport, i pret Gojko, një poet boshnjak, mik, vëlla dhe dashuri e munguar dhe pikërisht ai që e njohu Gemmën me dashurinë e jetës së saj Diegon, fotografin e pellgjeve. Romani tregon historinë e kësaj dashurie, një histori të rinjsh të cilët ribashkohen kur janë më të vjetër, të plakur. Një histori për një dashurie pasionante,të papërsosur si dashuritë e vërtetë. Por është edhe historia e një mëmësie të kërkuar, mohuar dhe shpërblyer.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Për shumë arsye “Deti, Deti”, është një vepër e cila na vë në provë me dashurinë, sepse Murdoch ka përshkruar pak nga historitë tona e na mban me emocione gjatë gjithë leximit. Nga ana tjetër ky roman na tregon se edhe atëhere kur dashurinë e flakim tej vetvetes, dashuria e dikujt tjetër na ndjek gjatë gjithë jetës. “Deti, Deti”, është i magjishëm. Tek njerëzit e zakonshëm dashuria, ashtu si urrjetja lexohen vetëm në çaste dobësie. Besoni se asnjëherë nuk ka moshë për të vjedhur lumturinë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani "Martin Iden" është një ndër veprat më të mira të Xhek Londonit, i cili tashmë, është bërë i njohur ndër lexuesit tanë edhe nëpërmjet përkthimit të disa veprave të tjera të tij, si: "Thundra e hekurt", "Kushtrimi i të parëve", "Dhëmbi i bardhë", "Balua" etj. Këtë ribotim nuk e pashë të udhës që të shoqërohet me ndonjë analizë të përmbajtjes së romanit dhe të mendësisë së Xhek Londonit, siç është vepruar në tri botimet e mëparshme të kësaj vepre. Lexuesit shqiptarë janë në gjendje të kuptojnë se në këtë vepër të këtij shkrimtari të madh amerikan paraqiten probleme ekonomike-shoqërore dhe mendësi të shoqërisë amerikane të fundit të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Libri “Majkëlli, vëllai i Xherrit”, trajton historinë aventurë të një qeni në një udhëtim në det te hapur. Ky libër pason librin tjetër të Xhek London “ Xherri i Ishujve”. Xhek Londoni e shkroi këtë libër në udhëtimin e tij të dytë në Haëai në fund të vitit 1915, për të sjellë në vëmendjen e publikut “ Mizoritë ndaj kafshëve nëpërmjet të cilave ato detyroheshin të performonin para një audience e cila vendoste baste. Në fillim të librit trajtohet fenomeni i garave dhe trajnimit të kafshëve për të luftuar apo performuar para publikut. Aq efektive ishte indinjata e autorit, sa qinda klubeve londineze që i dedikoheshin basteve me kafshë, u mbyllën ose hoqën dorë nga ky lloj bisnesi.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër nuk është një tregim apo roman në kuptimin e rëndomtë të kësaj fjale; ai është njëkohësisht edhe psalm i jetës, edhe një kritikë e fuqishme ndaj saj. Ideja e shkrimtarit nuk është thjesht të na rrëfejë historinë e një vajze provinciale, Kerit - ngritjen dhe rënien graduale të saj. Qëllimi i tij synon të spikatë qartë rrjedhën e atyre forcave që shtyjnë dhe përcaktojnë fatin e njerëzimit. Ajo çka Drajzeri u përpoq të bëjë, është dëshira për të nxitur, për t'u hapur sytë dhe për t'i vënë në lëvizje njerëzit. Aq forcë të madhe ka libri "Motra Keri," sa lexuesi nuk e mbaron dhe nuk e lë dot mënjanë, vetëm me një nënqeshje të kënaqur - ai e përfundon atë së lexuari, me ndjenja jashtëzakonisht të prekura.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania