Gjatë shekullit XIX, midis Torinos, Palermos
e Parisit takojmë një sataniste histerike, një
abat që vdes dy herë, disa kufoma në gjirizet
parisiane, Hipolito Nievon, garibaldian, i
mbytur në det afër Strombolit, Bordereau-n
e rremë të Drejfysit për ambasadën
gjermane, rritjen hap pas hapi të falsifikimit
të njohur si Protokollet e Pleqve të Zionit.
që do të frymëzojë Hitlerin për kampet
e përqendrimit, jezuitë që komplotojnë
kundër masonëve, masonë, karbonarë dhe
maxinianë që mbysin priftërinjtë me të
njëjtin shfrim, një Garibald me këmbë të
shtrembëruara nga artriti, plane të shërbimeve
sekrete piemonteze, franceze, prusiane e ruse,
masakra në një Paris të ditëve të Komunës ku
edhe minjtë hahen, kama të mprehura dhe
fundërrina që bëjnë plane për të vënë bomba
e për të nxitur revolta në sheshe, noterë
falsifikatorë, testamente të sajuara, vëllazëri
djallëzore dhe mesha të zeza. Një material i
shkëlqyer për një roman me pjesë të stilit të
viteve Nëntëqind, i ilustruar si feuilletons të
asaj kohe. Ja se me çfarë mund të kënaqet
edhe lexuesi më i keq. Pa harruar një hollesi.
Duke lënë mënjanë protagonistin, të gjitha
personazhet e tjera të këtij romani kanë jetuar
vërtet dhe kanë kryer veprat e përshkruara,
Madje edhe protagonisti bën gjëra të vërteta,
përveç faktit që bën shumë, sepse ndoshta
këto i kanë bërë autorë të ndryshëm. Po kush
e di, ndoshta kur je në rrethet e shërbimeve
sekrete, agjentëve te dyfishtë, kundërvajtësve
zyrtare dhe mekatarëve fetarë, gjithçka është e
mundur. Edhe që i vetmi personazh i trilluar
i kësaj historie të jetë më i vërteti nga të gjitha
dhe të ngjajë si dy pika uji me të tjerë që
jetojnë sot.
Price:
1250 Lekë